Stadiumi i Atalantës

Panik në Serie A, atak kardiak për drejtorin e miqve! Shtyhet Atalanta - Fiorentina

17 Mars, 17:19| Përditesimi: 17 Mars, 17:49

  • Share

BERGAMO, ITALI - Momente frike te Fiorentina. Menaxheri i përgjithshëm i "Vjollcëve", Joe Barone (57 vjeç) u ndje keq dhe u transportua urgjentisht me helikopter në spitalin 'San Raffaele' në Milano. Dyshohet se Barone pësoi një atak kardiak, me ANSA që bën me dije se gjendja e tij është e rëndë. Ndeshja kundër Atalantës, e planifikuar për në orën 18:00 në stadiumin 'Geuiss' në Bergamo është shtyrë.

“Ju njoftojmë se ndeshja Atalanta - Fiorentina e planifikuar për sot, më 17 mars 2024 me fillim nga ora 18:00 dhe e vlefshme për ditën e 29-të të kampionatit në Serie A, është shtyrë për një datë të mëvonshme”, thuhet në komunikatën nga Serie A League.

Karriera / Joe Barone, i lindur në Pozzallo (Sicili) më 20 mars 1966, u transferua në Brooklyn me familjen e tij në moshën 8-vjeçare dhe për këtë arsye ka nënshtetësi amerikane. Filloi të punonte në një institucion bankar dhe më pas kaloi në Mediacom, kompania e Rocco Commisso. Në 2017 mori rolin e tij të parë në futboll si nënkryetar i New York Cosmos në pronësi të vetë Commisso, i cili më pas bleu Fiorentinën dhe promovoi Barone si drejtor të përgjithshëm në 2019.

Joe Barone

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?