Christian Kouame

Panik në Serie A, futbollisti rezulton me malarie pas Kupës së Afrikës! Shtrohet në spital

23 Shkurt, 16:29| Përditesimi: 23 Shkurt, 16:31

  • Share

Christian Kouame, futbollisti i Fiorentinës në ligën italiane të futbollit dhe anëtari i Bregut të Fildishtë është shtruar në spital, ku është konstatuar se vuante nga malaria.

Kouame ishte pjesë e ekipit kombëtar të Bregut të Fildishtë, fitues i Kupës së Kombeve Afrikane 2024, por u sëmur pasi u kthye në klubin e tij në Firenze. Sipas njoftimit të Fiorentinës, Kouame pati ethe natën mes të martës dhe të mërkurës, ndaj u shtrua në spital, ku rezultoi pozitiv me malarie.

Sulmuesi 26-vjeçar nga Bregu i Fildishtë ka luajtur në katër ndeshje për kombëtaren e tij në Kupën e Afrikës dhe ka luajtur 22 herë për skuadrën e Fiorentinës deri më tani këtë sezon.

Kouame është futbollisti i tretë i Kupës së Kombeve Afrikane që diagnostikohet me malarie gjatë ose pas turneut. Më herët, dy lojtarë nga Mali, Moussa Diarra dhe Yves Bissouma, rezultuan pozitivë me virusin. Paraqitja e fundit e Kouame ishte në çerekfinale kundër Malit.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?