Një aksident të rrezikshëm ka pësuar djali i legjendës së Formula 1 Michael Schumacher, Mik Schumacher, në provat zyrtare të garës së dytë për këtë sezon që zhvillohet në Abu Dabi.
Mik humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me bordurat në krahë të pistës teksa po zhvillonte provat zyrtare. Makina pësoi dëme fatale, por ekipi është komunikuar se piloti është i vetëdijshëm dhe po trajtohet në qendrën mjekësore.
Kjo përplaasje frikësoi jo pak, duke qenë se Michael Schumacher prej vitesh qëndron në koma për shkak të një aksidenti që bëri me ski, pasi të tërhiqej nga automobilizmi.
Komento