Angel Di Maria ka kaluar momente paniku sot pasi grabitësit kanë tentuar të mësyjë vilën e tij në Torino, tentativë kjo grabitjeje. Sipas medieve në Itali, policia ka penguar që agresorët të kryenin planin, kjo edhe pas njoftimit të sigurisë private në kompleks.
Një bandë kriminelësh tentoi të hynte në vilën e sulmuesit argjentinas në Torino për ta grabitur, por vjedhja rezultoi e pasuksesshme. Njëri prej grabitësve u arrestua pas ndjekjes nga patrullat e policisë që e ndaluan në bordin e një makine. Për ndërhyrjen në kohë të policisë, vendimtar ka qenë njoftimi i sigurisë private të lojtarit. Së bashku me Di Maria në banesë ishte edhe Vlahovic, shoku i tij te Juventus.
Komento