Receta

Panna cotta me fruta pylli nga zonja Albana

7 Shkurt, 11:56| Përditesimi: 7 Shkurt, 11:57

  • Share

Panna cotta me fruta pylli

Përbërësit:

  • 500 ml pana e freskët
  • 100 gr sheqer
  • 1 lç esencë vaniljeje
  • 2 lç xhelatinë pluhur / 4 fletë xhelatinë
  • 3-4 lugë ujë të ftohtë
  •  
  • Për salcën e frutave:
  • 200 gr fruta pylli
  • 2-3 lgj sheqer
  • Lëngu i gjysmës së 1 limoni

Përgatitja:

Në një enë të vogël përziejmë xhelatinën me ujin e ftohtë dhe e lëmë të qëndrojë për 5-10 minuta derisa të fryhet. Ndërkohë në një tenxhere hedhim panën dhe sheqerin. E ngrohim në zjarr të ulët duke e përzier herë pas here, por pa e kaluar në vlim. Shtojmë vaniljen dhe e përziejmë mirë. E heqim tenxheren nga zjarri dhe shtojmë xhelatinën e tretur duke e përzier mirë derisa xhelatina të shkrihet plotësisht. Kullojmë përzierjen në një sitë të imët dhe e hedhim në gota ose forma të vogla. E lëmë të ftohet në temperaturën e dhomës dhe më pas e vendosim në frigorifer për të paktën 4-5 orë derisa të mpikset.  Përgatisim salcën e frutave, në një tenxhere të vogël hedhim frutat e pyllit, sheqerin dhe lëngun e limonit. E lëmë në zjarr të ulët për 5-10 minuta derisa frutat të zbuten dhe salca të trashet pak. Kur ëmbëlsira të jetë mpiksur e kthejmë me kujdes në një pjatë dhe hedhim sipër salcën e frutave. Mund ta zbukurojmë me gjethe menteje ose copa frutash të freskëta sipas dëshirës.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kushtin e PD që diaspora të votojë me dokumente të huaja?