Shefi i Antidrogës së Durrësit, Gazmir Preçi, i arrestuar në flagrancë

Pantoflat e Shefit të Antidrogës në Durrës... dhe karriera e tij misterioze pas kanabisit në Mallakastër

16 Gusht, 11:34| Përditesimi: 16 Gusht, 11:54

  • Share

Te një lokal në zonën e Kinostudios në Tiranë, shefi i antidrogës së Durrësit, Gazmir Preçi, po shkonte i gëzuar të merrte 20 mijë eurot që ja pat kërkuar atij “…plehrës që ka klub nate te Ura Dajlanit në Plazh” e që e ka kapur me parregullsi: punonjës në të zezë e probleme të tjera. “Ose të paguajë, ose e mbylla!”. Pantallona të shkurtra dhe shapkat apo pantoflat që i tërheq në vapën e gushtit, ja lehtësojnë lëvizjen.

Në tavolinë, pronari i lokalit i jep fillimisht 10 mijë euro, sepse thotë se vetëm ato ka, të tjerat më vonë. Pastaj vijnë forcat e rendit, të autorizuara nga SPAK dhe i vendosin Preçit, me titullin shumë të rëndësishëm “Shef Antidroge”, prangat në flagrancë.

Të arrish të kërkosh 20 mijë euro në këmbim të favoreve administrative, do të thotë që të kesh bërë shumë stërvitje për këtë ves vite e vite më parë. A do të zbulohet i gjithë aktiviteti i Preçit? A do të munden investiguesit tanë më të mirë të kuptojnë dhe të zbulojnë këtë plagë të rëndë që ka infektuar qytetet tona, dhe jo vetëm Durrësin?

Eshtë e lehtë të bëhet vetëm një kontroll në Google për të mësuar se Gazmir Preçi, ishte "i stërvitur" në favorizime ndaj kultivuesve të kanabisit kur ishte Komisar në Mallakastër. Me 29 dhjetor 2021 ai vihet nën hetim (Lajmi i Shqiptares). Kjo CV, që do të rrëzonte edhe punësimin e një sanitareje në administratën publike, nuk ka shqetësuar ata që e kanë propozuar dhe emëruar në krye të Antidrogës së qytetit portual më të rëndësishëm të vendit jo shumë kohë më pas.

Nëse Gazmir Preçi, i kanabisit të Mallakastrës, është vendosur në Durrës për të “luftuar” drogën, ashtu siç ndodh dhe në filmat më fantaziozë të narkotrafikut, realiteti ja kalon edhe imagjinatës më të shfrenuar dhe Preçi, veç drogës, mendon “të pastrojë” edhe arkat e bizneseve, duke mbushur ato personalet.

Sa Preçë të ngjashëm ka nga Veri në Jug? Kush i mbështet dhe a do të krijojë Shqipëria më në fund një rrjet të fortë institucione-qytetarë për të vënë me shpatulla pas murit ata që veprojnë si mola që gërryen tavolinën e institucioneve që akoma mezi mbahen në këmbë? Shteti shqiptar dhe shoqëria jonë sot nuk meriton të përdoret siç Preçi tërheq pantoflat e tij në momentin kur u arrestua.

xy//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Take: 17/08/2024 21:18

    Berisha Mera Rama Basha jan kriminelat qe duhen burgosur perjet. Sa te jen keta te Lire asge nuk ndryshon per mir vetem me keq do behet. Ne vendet perendimore rritet inteligjenca kerkohet mireqwnie . Ne Shqiperi cdo gje behet me keq dhe punesohen analfabeta djallezor.

    Përgjigju
  • Go West: 17/08/2024 14:10

    Shumica e komentuesve pyesin: Kush e ka emruar kete bandit si kryekomisar te antidroges. Thjeshte merrni kurajo dhe pergjigjuni, kush e zgjodhi dhe e rekomandoi, kush firmosi. Kaq! Autoritete flisni! Pastaj denimi e tj kane pak rendesi. Laro, bandit e llumra ka plot. Nuk eshte faji i ujkut se dikush shkon dhe i var melcite ne qafe.

    Përgjigju
    • Juristi: 17/08/2024 15:41

      Firmen e hedh Rumbullak Sauku kjo dihet, por jane te implikuar te gjithe sektoret, qe nga drejtoria e personelit, juridike etj. Ministri i brendshem bashke me kreret e AMP. Keta kane shkelur ligjin me veprimet dhe mos veprimet e tyre te qellimshme.

  • Koincidence?: 16/08/2024 14:38

    Shef policie me pantofla, njesoj si ata qe sollen nga Dubai...

    Përgjigju
  • Iliri: 16/08/2024 14:02

    Po pergjegjesi per keta qe vene ne detyre cunat problematk mban njeri?

    Përgjigju
  • Pet.: 16/08/2024 12:44

    Shpresat e vetme kane ngelur te ndonje aplikacion i zberthyer nga "bota",apo ndonje hakerim Iranian, sepse kjo eshte e vetmja menyre qe te shihet verteta lakuriq.Ketu eshte paligjshmeria sheshit dhe askujt nuk i bie ne sy.

    Përgjigju
  • Fshatari: 16/08/2024 12:29

    Sa "Preçe" ka nga veriu ne jug? Po ja, ti marrim me radhe. Ne veri, ne Shkoder u bene zgjedhje lokale. Organizata kriminalo-politike qe ka kapur PS dhe Shqiperine, me ne krye Ramen, minoi demokracine dhe caktoi kryetar Becin, ose "kembzen e ures" se zhvatjes se parase publike permes FSHZH. Ndersa ne jug, ne Himare, serish si me lart, por me me teper "perpjekje titanike" me ne fund arriti te caktonte nje pupac hajdut si Tavo ne krye te bashkise qe prej dekade eshte nen kontrollin e kryepykes Rame. Policia? Nje organizate kriminale me vete ku kreu i saj jo me larg se dje ne shperdorim te rende te detyres akuzon dhe intimidon gazetaret per korrupsionin e vet.

    Përgjigju
    • Tekniku: 16/08/2024 17:16

      Fashatarke mbetur

  • Zamira: 16/08/2024 12:26

    Alba je shum e saktë! Nga veriu në jug shefat e krimit ekonomi kontrollojnë gjith lojrat e fatit! Por kapin ndonjë fakir që nuk paguan aq punon sa nuk ka për ti dhënë shefithajut si Preçi!

    Përgjigju
  • tironci: 16/08/2024 12:22

    ti shkerdhejne motren atje mren cunat qe i ka bo gropen ky robqim

    Përgjigju
  • Qytetari: 16/08/2024 12:02

    Shkrim dhe analize shume e sakte ! Krahasim perfekt “ sillen me shoqerine si Preci me pantoflat” na terheqin zvarre. Duhet se sben te ndryshoje kjo sjellje e pushtetit!

    Përgjigju
    • Qytetari: 16/08/2024 13:08

      Spak duhet te hetoj dhe te veri para pergjegjesis penale,te psjten ,"shperdorim detyre" ate qe e ka emeruar ne ate detyr!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?