Edon Zhegrova

'Panucci më ftoi në Kombëtare, ia lashë derën hapur', Edon Zhegrova: Takova Vokrrin dhe zgjodha menjëherë Kosovën

12 Nëntor, 14:11| Përditesimi: 12 Nëntor, 14:12

  • Share

Kombëtaren e Shqipërisë apo përfaqësuesen e Kosovës? Kjo është një dilemë për shumë futbollistë që kanë këtë mundësi zgjedhjeje. Edhe Edon Zhegrova ka pasur të njëjtën 'lëkundje', ndërsa në një bisedë të fundit për "Klan Kosova" tregon se është kontaktuar nga ish-trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci.

Sulmuesi anësor i Lille flet për kohën kur italiani e ftoi në ekip, me Zhegrovën që në një mënyrë e 'la derën hapur'. Më pas, një takim me ish kreun e FFK-së, të ndjerin Fadil Vokrri bëri që ai të zgjidhte përfundimisht Kosovën.

"Në momentin kur erdhi Shqipëria për të më ftuar në Kombëtare, ka ardhur trajneri Panuçi në atë kohë, e kam lënë si mundësi të hapur. Nuk i kam thënë as po, as jo. Pas një jave më ka kontektuar i ndjeri, legjenda, Fadil Vokrri dhe jemi takuar në po të njëjtin restorant me babin tim dhe me menaxherin tim.

Të them të drejtën, siç e ka thënë edhe ai në intervistë, nuk ka zgjatur shumë. Për 15-20 sekonda më ka pyetur: “A do të luash për Kosovën”? Unë i kam thënë menjëherë “po”. Më ka rrahur zemra për Kosovën. Aty e kam familjen, shoqërinë dhe sa herë që vij në Prishtinë ndihem mirë. Me gjithë respektin për Kombëtaren e Shqipërisë dhe të gjithë shqiptarët kudo që janë", tha mes të tjerash Edoni.

Zhegrova këtë sezon ka bërë paraqitje të shkëlqyera me Lille dhe është emri që po lakohet në shumë klube të mëdha, përfshirë 'big-ët' e Serie A.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?