Bota

Paolo Gentiloni takohet me Von der Leyen nesër në Bruksel, ish-kryeministri në garë për të zëvendësuar Moscovic

5 Shtator 2019, 15:06| Përditesimi: 5 Shtator 2019, 15:16

  • Share

Paolo Gentiloni Komisioneri i ri europian italian,duhet të fluturojë nesër për në Bruksel për të takuar Ursula von der Leyen dhe është praktikisht e sigurt që për të do të jetë gati posti i Zv Presidentit të KE.

Edhe pse ai nuk do të jetë i vetmi me atë gradë, natyrisht dhe sigurisht mund të quhet "numri dy" i Komisionit. Sidoqoftë, më shumë se forma, substanca është ajo që llogaritet.

Roli i Përgjegjësit për Çështjet Ekonomike është një nga rolet më të rëndësishme brenda Komisionit Evropian, në zyrën e të cilit rreshtohen dhe shqyrtohen buxhetet e qeverive.

Dhe nëse fjala e fundit do varet nga qeveritë, pa dyshim që Gentiloni kompetent ka një diferencë të lartë diskrecionesh.

Në legjislaturën e fundit Moscovici e ndau këtë rol me Valdis Dombrovskis, Komisioner i euros. Zgjedhja e Jean-Claude Juncker ishte e lidhur pikërisht me nevojën për të patur një ekuilibër midis ndjeshmërisë nordike dhe mesdhetare për çështjen delikate të llogarive publike.

Nëse nuk do të jetë e lehtë të binden qeveritë europiane të pranojnë një italian në atë post, alternativa tjetër është një portofol po aq prestigjoz për Tregtinë ose për Konkurrencën.

Me angazhimin e Gentilonit, radhët e social-demokratëve në ekipin e Ursula von der Leyen do të zgjerohen.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?