Papa Françesku

Papa Françesku bën deklaratën që 'mëkatarëve' do u pëlqejë: Seksi jashtë martesës s'është mëkati më i madh! Ja cilat janë

8 Dhjetor 2021, 16:02| Përditesimi: 8 Dhjetor 2021, 16:06

  • Share

Papa Françesku ka bërë një deklaratë që me siguri shumë "mëkatarëve" do t'u pëlqejë. Ai ka deklaruar se seksi jashtë martesës nuk është mëkati më i madh.

“Mëkatet e mishit nuk janë më të rëndat”, tha Papa gjatë një konference për shtyp.

Sipas tij, mëkati më i madh është "krenaria dhe urrejtja", deklaratë kjo që vjen pasi kryepeshkopi i Parisit, Michel Aupetit dha dorëheqjen javën e kaluar për një marrëdhënie me një grua.

Kjo është shqetësuese sepse një hetim historik i mbikëqyrur nga një komision i pavarur konfirmoi në tetor abuzimin e gjerë seksual të të miturve nga priftërinjtë në Francë që daton nga vitet 1950 deri në 2020.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Parruca: 23/08/2023 01:05

    Por Bibla thote te kunderten more papuli trendy: "Çdo mëkat që kryen njeriu është jashtë trupit, po ai që kurvëron mëkaton kundër trupit të vet." "Dhe Fryma e thotë shkoqur se në kohët e fundit disa do ta mohojnë besimin...të cilët do të ndalojnë martesën ..." Tani ky u ndalon martesen prifterinjve dhe nga ana tjeter u thote qe s'ka gje qe keni ndonje dashnore.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?