Papa Françesku

Papa Françesku dënon ashpër abortin e fëmijëve: Mjekët që e kryejnë këtë procedurë janë vrasës

30 Shtator, 14:26| Përditesimi: 30 Shtator, 14:31

  • Share

Gjatë fluturimit të rikthimit për në Romë, pas vizitës së tij apostolike në Luksemburg dhe Belgjikë, Papa Françesku ka folur për abortin, veprim të cilin e quan vrasje. Gjithashtu, kreu i Kishës Katolike, tha se mjekët që e praktikojnë abortin janë po ashtu vrasës.

“Gratë kanë të drejtën e jetës: për jetën e tyre, për jetën e fëmijëve të tyre. Të mos harrojmë ta themi këtë: aborti është vrasje. Shkenca thotë se që në muajin e parë të gjitha organet janë aty. Vritet një qenie njerëzore.

Tjetër gjë janë metodat kontraceptive, kjo është tjetër gjë. Mos u ngatërroni. Tani po flas vetëm për abortin. E për këtë nuk mund të diskutojmë. Më falni, por kjo është e vërteta”,- tha Papa Françesku.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Barzaghi: 30/09/2024 18:50

    Papa Francesco , Ka te drejte ku thot per abortin! Por desha te shtoj se neqoftese nje grua nuk Ka mundesi ekonomike , a e mban me Lek kisha?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?