Papa Françesku mban meshën e parë të vitit 2023

Papa Françesku mban meshën e parë për vitin 2023: Kemi nevojë për shpresë ashtu siç toka ka nevojë për shiun

1 Janar 2023, 13:22| Përditesimi: 1 Janar 2023, 13:27

  • Share

Papa Françesku ka kremtuar meshën e parë të vitit 2023 në bazilikën e Shën Pjetrit, duke u lutur për të prekurit nga lufta.

"Ne kemi nevojë për shpresë ashtu si toka ka nevojë për shi", tha ai në predikimin e tij, duke menduar jo vetëm për Ukrainën, por për të gjitha luftërat në botë dhe për ata që po i përjetojnë këto ditë festimi në errësirë ​​dhe të ftohtë, në mjerim"- u shpreh Papa. 

Papa mbajti lutje edhe për paraardhësin e tij i cili ndërroi jetë ditën e djeshme në moshën 96 vjeçare pas rëdnimit të gjendjes së tij shëndetësore që prej ditësh nuk paraqitej e mirë.

"Për ata që nuk kanë paqe, le të lavdërojmë Marinë, gruan që solli Princin e Paqes në botë". Më pas mendimet tona kthehen tek Benedikti XVI, Papa Emeritus që ndërroi jetë dje. Ne i besojmë Nënës së Shenjtë, që ta shoqërojë në kalimin e tij nga kjo botë te Zoti”-tha Papa Françeksu.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?