Papa Françesku me mjekët në Lombardi: Keni qenë engjëj të pacientëve Covid dhe kolona mbajtëse për Italinë

20 Qershor 2020, 15:38| Përditesimi: 20 Qershor 2020, 15:45

  • Share

Papa Françesku zhvilloi sot një takim me disa punonjës shëndetësorë nga Lombardia, rajoni Italian më i goditur nga koronavirusi, duke i falenderuar ata për punën e tyre heroike.

“Gjatë krizës shëndetësore, kemi ndjerë më shumë se kurrë mirënjohjen për mjekët, infermierët dhe gjithë stafin mjekësor, duke qëndruar në vijën e parë të një shërbimi të mundimshëm dhe nganjëherë heroik,” deklaroi papa Françesku.

“Ata kanë qenë një shenjë e dukshme dhe e dhembshur e njerëzimit. Shumë prej tyre u sëmurën dhe disa të tjerë fatkeqësisht vdiqën në ushtrimin e profesionit. Ne i kujtojmë ata në lutje dhe me shumë mirënjohje”, shtoi ai.

Papa Françesku tha që punonjësit e shëndetit ishin kolonat e vendit dhe si engjëj për pacientët me COVID-19, duke i ngushëlluar këta të fundit, duke i përkrahur dhe ndonjëherë duke ecur me ta deri në takimin përfundimtar me Zotin.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?