Bota

VIDEOLAJM/ Papa Françesku pengohet teksa hyn auditorin e Vatikanit

1 Shkurt, 16:40| Përditesimi: 1 Shkurt, 16:53

  • Share

Një incidet i pakëndshëm i ndodhi sot Papa Françeskut. Papa u pengua teksa po hynte në auditorin e Vatikanit për një audiencë pasi doreza e bastunit të tij iu thye, por fatmirësisht ai shmangu rënien.

Dy persona e ndihmuan atë të ulej në karrigen e tij në skenë. Pasi u ul dikush nga salla brohoriti “Viva il Papa” dhe publiku duartrokiti.

Papa 88-vjeçar shpesh duhet të përdorë një karrige me rrota ose një bastun kur duhet të lëvizë.

Megjithatë ky nuk është incident i parë që i ka ndodhur Papës. Muajin e kaluar, Françesku u rrëzua dhe lëndoi krahun e djathtë.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?