Papa Françesku

Bota

Papa Françesku pëson incident në rezidencën e tij, Vatikani: U rrëzua, por pa fraktura

16 Janar, 14:05| Përditesimi: 16 Janar, 14:09

  • Share

Vatikani njoftoi lëndimin e Atit të Shenjtë në një incident të ndodhur ditën e sotme (16 janar). Papa Françesku plagosi parakrahun e tij të djathtë pas një rënieje në rezidencën e tij, por nuk pësoi asnjë frakturë, sipas deklaratës së Vatikanit të enjten.

"Këtë mëngjes, për shkak të një rrëzimi në shtëpinë e Santa Martës, Papa Françesku pësoi një kontuzion në parakrahun e djathtë, pa fraktura. Krahu iu bllokua si masë paraprake", thuhet në një deklaratë.

Papa mbushi 88 vjeç në muajin dhjetor.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?