Papa Françesku

Bota

Papa Françesku prej 10 ditësh në spital/ Zyra e Shtypit e Selisë së Shenjtë: Kaloi një natë të qetë

24 Shkurt, 10:19| Përditesimi: 24 Shkurt, 10:23

  • Share

Zyra e shtypit të Vatikanit ka dhënë sot detaje se si paraqitet gjendja shëndetësore e Papa Fraçeskut.  Vaktikani bën me dije se gjatë natës gjendja e Papës ka qenë e qëndrueshme dhe se ai ndodhet në gjendje më të mirë.

“Nata e kaloi të qetë, Papa ka fjetur dhe po pushon," thuhet në komunikatën e shkurtër.

Gjatë fundjavës Ati i Shenjtë kaloi në një krizë të gjatë të frymëmarrjes gjë që bëri të nevojshme përdorimin e oksigjenit. Ndërkohë analizat e një dite më parë treguan shenja të një insuficience të lehtë renale (dëmtim i lehtë i veshkave), e cila aktualisht është nën kontroll.

Papa Françesku u shtrua në spitalin “Gemelli” më 14 shkurt për shkak të përkeqësimit të bronkitit. Më vonë mjekët e diagnostikuan atë edhe me infeksion kompleks të rrugëve të frymëmarrjes dhe penemoni në të dyja mushkëritë.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?