Papa Françesku dhe arqipeshkvi Arjan Dodaj

Papa Françesku pret Arqipeshkvin Imzot Arjan Dodaj, merr si dhuratë një qeleshe me flamurin kuqezi

23 Gusht, 16:08| Përditesimi: 23 Gusht, 16:14

  • Share

Papa Françesku priti në një takim privat Arqipeshkvin tonë Imzot Arjan Dodaj, në përkujtimin e Shën Marisë Virgjër Mbretëreshë.

Imzot Arjani i paraqiti Papës programin e takimeve MED 24, që do të mbahen në Tiranë në shtator si fryt edhe i përvjetorit të 10-të nga ardhja e Françeskut në Shqipëri.

Papa Françesku ka shprehur gëzimin e tij për këtë nisje duke premtuar afërsinë e tij dhe lutjet e tij për popullin tonë që ka vuajtur shumë për të mbajtur të ndezur llambën e fesë. Ati i Shenjt fton dhe nxit Arqidioqezën tonë të Tiranë-Durrës të ecë përpara me një hov të ri duke u angazhuar, me kurajo dhe gëzim në nisjet e reja në fushën e ungjillëzimit.

Arqipeshkvi i prezantoi Papës një bluzë dhe një etiketë duke treguar ashtu, në mënyrë konkrete dhe simbolike njëkohësisht, regjistrimin e tij për takimet mesdhetare “MED 24” në Tiranë. Në fund, ai i dërgoi bekimin e tij apostolik Arqidioqezës shqiptare.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?