Lideri çeçen Ramzan Kadyrov ka reaguar pas deklaratave të papa Franceskut i cili tha se mes grupeve militare të Rusisë, çeçenët dhe burjatët ishin më mizorët.
“Është mëkat që një personalitet fetar me famë botërore nuk e njeh qëndrimin e muslimanëve ndaj armikut”- mësohet të ketë deklaruar Kadyrov.
Më tej ai i kujtoi Papës kryqëzatat dhe së fundmi ekzekutimin e ushtarëve rusë të cilët sipas tij kanë qenë të paarmatosur. Më tej, Kadyrov ka shtuar se ata nuk do të fillonin kurrë një betejë pa një ofertë paqeje, duke cituar kështu edhe profetin Muhamed.
“Mund të kujtoj në mënyrë përçmuese Inkuizicionin, Kryqëzatat, apo edhe të përmend...ekzekutimet e fundit të ushtarëve rusë të paarmatosur, por më mirë do t'ju tregoja se nga çfarë drejtohet çdo çeçen, si në luftë ashtu edhe në jetën civile. Ky është Islami, po, ne kurrë nuk fillojmë një betejë pa një ofertë paqeje, siç thotë Profeti Muhamed. Dhe ne e kemi bërë që nga fillimi i këtij 'operacioni special', ndoshta dhjetëra herë"- tha Kadyrov.
Lajmi kryesor:
Lufta/ BE: Gjykatë Speciale për të hetuar krimet e Rusisë! E paketuar në zarf, sulm me bombë në ambasadën e Ukrainës në Madrid, 1 i plagosur
B.V/ReportTv.al