Pierbattista Pizzaballa

Bota

Konklava për Papën e ri/ Kush janë dy italianët më të përfolur mes kardinalëve

2 Maj, 14:44| Përditesimi: 2 Maj, 14:50

  • Share

Me përgatitjet për konklavën dhe vajtimin disa ditor në meshat 9 ditore për ikjen e Papa Françeskut, Vatikani po i afrohet ditës së nisjes së procesit për zgjedhjen e Atit të Ri të Shenjtë.

Corriere Della Sera këtë të premte shkruan se mes Kardinalëve ndër emrat më të diskutuar këto ditë kanë qenë edhe dy italianë të cilët shihen si pasardhës të Françeskut. Pierbattista Pizzaballa, patriarku katolik i Jeruzalemit dhe Pietro Parolin, sekretar i shtetit të Vatikanit.

Profilet e të dyve mbeten interesante dhe duken të përshtatshëm me situatën e brendshme financiare të Vatikanit dhe me rolin që mund të luajë Papa i ardhshëm në botë, sidomos me konfliktet e armatosura.

Pizzaballa thotë Corriere della sera është një mik i izraelit por kritik i Benyamin Netanyahut. Që në rini ai ka qenë një admirues i tokës së Shenjtë dhe gjuhës hebraike, por publikisht ka kundërshtuar metodat luftarake ndaj palestinezëve.

Profili tjetër është disi më I njohur edhe për shkak të detyrës së tij të deritanishme. Pietro Parolin është një profil I balancuar dhe ka luajtur një rol mjaft të rëndësishëm në marrëdhëniet e vatikanit me botën si sekretar i shtetit.

Pizzaballa dhe Parolin do të përbënin dhe rikthimin e një italianin në fronin papal, me Papën e fundit Italian Gjon Palin e parë që u zgjodh në vitin 1978. Të enjten në Vatikan u diskutua situata financiare e selisë së shenjtë, një detyrë e vështirë që do të ketë papa I ri me deficitin e shtetit të Vatikanit që në 2024 ishte mbi 80 milion euro.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, a e keni vendosur për cilën parti do votoni?