Papa Leone XIV

Bota

Papa Leo XIV bën thirrje: Të ndalohet konflikti në Tokën e Shenjtë, të arrihet armëpushim i përhershëm

27 Gusht, 22:29| Përditesimi: 27 Gusht, 22:37

  • Share

Papa Leone XIV bëri thirrje sot për t’i dhënë fund konfliktit gati dyvjeçar midis Izraelit dhe Hamasit. Ai tha se duhet një armëpushim i përhershëm, lirimin e të gjithë pengjeve të mbajtura në Gaza dhe ofrimin e ndihmës humanitare.

“Edhe një herë bëj një apel të fortë për t’i dhënë fund konfliktit në Tokën e Shenjtë, i cili ka shkaktuar kaq shumë terror, shkatërrim dhe vdekje”, vuri në dukje Papa në fjalimin e tij javor drejtuar besimtarëve në Vatikan.

Lutem që të lirohen të gjithë pengjet, të arrihet një armëpushim i përhershëm, të lehtësohet hyrja e sigurt e ndihmës humanitare dhe të respektohet plotësisht e drejta ndërkombëtare humanitare”, tha ai.

Sipas mediave të huaja, Papa nuk e përmendi Izraelin apo lëvizjen islamiste palestineze Hamas, por shtoi se e drejta ndërkombëtare parashikon “detyrimin për të mbrojtur civilët, ndalimin e ndëshkimit kolektiv, përdorimin pa dallim të forcës dhe zhvendosjen me forcë të popullsisë”.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Aksidentet e rënda rrugore, a duhen ashpërsuar dënimet në Kodin Penal?