Bota

Papa Leo XIV letër Zelenskyt: Lutem për popullin ukrainas! Le të heshtin armët dhe t'i hapim rrugë dialogut e rrugës së paqes 

24 Gusht, 12:16| Përditesimi: 24 Gusht, 12:37

  • Share

1756031806_papaleonii14.webp

Papa Leo XIV i ka dërguar një letër Volodymyr Zelenskyt për Ditën e Pavarësisë së Ukrainës, ku i shkruan se lutet për popullin që po vuan për shkak të luftës dhe për ata që kanë humbur të afërmit. 

"Me një zemër të plagosur nga dhuna që shkatërron tokën tuaj, ju drejtohem në këtë ditë të festës suaj kombëtare. Dua t'ju siguroj për lutjet e mia për popullin e Ukrainës që po vuan për shkak të luftës - veçanërisht për të gjithë ata që janë plagosur fizikisht, për ata që vajtojnë humbjen e një të dashuri dhe për ata që janë privuar nga shtëpitë e tyre", u shpreh Papa. 

Më pas apelon për t'i hapur rrugë dialogut dhe rrugës së paqes. 

"Vetë Zoti i ngushëlloftë ata; i forcoftë të plagosurit dhe u dhuroftë prehje të përjetshme të ndjerëve. I lutem Zotit të prekë zemrat e njerëzve me vullnet të mirë për të heshtur britmën e armëve dhe për t'i hapur rrugën dialogut, duke hapur rrugën e paqes për të mirën e të gjithëve", përfundoi Papa.


Lajmi kryesor:

Ukraina feston Pavarësinë, urojnë udhëheqësit botërorë! Zelensky: S'ka kompromis! Trump: Koha t'i jepet fund masakrës


Xh.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni kritikat e Ramës ndaj vendimeve të gjyqtarëve?