Papa Leo XIV

Bota

Papa Leoni XIV: Rajoni i Lindjes së Mesme ka nevojë për paqe, një komb s'duhet ta ngrejë shpatën kundër një tjetri

25 Qershor, 20:32| Përditesimi: 25 Qershor, 20:38

  • Share

Papa Leoni XIV ka deklaruar se rajoni i Lindjes së Mesme ka nevojë për paqe  Ai kujtoi sulmin terrorist në kishën Mar Elias në Damask, Siri, të tre ditëve më parë. Ai ia besoi viktimat mëshirës së Zotit dhe ofroi lutjet e tij të vazhdueshme për ata që u plagosën dhe familjet e tyre.

Duke iu drejtuar të gjithë të krishterëve në Lindjen e Mesme, Papa shprehu solidaritetin e tij me ta.

“Unë jam pranë jush dhe e gjithë Kisha është me ju. Ky sulm i fundit nxjerr në pah brishtësinë e thellë që Siria vazhdon të përjetojë pas viteve të paqëndrueshmërisë dhe dhunës”, tha Papa.

Papa Leoni i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të mos e largojë shikimin nga ky vend. Përkundrazi, vazhdoi ai, ajo duhet të ofrojë mbështetje përmes akteve të solidaritetit dhe një angazhimi të ripërtërirë për paqen dhe pajtimin.

Papa bëri thirrje edhe një herë për t’i dhënë fund dhunës në rajon dhe përsëriti nevojën për paqe, duke iu referuar fjalëve të profetit Isaia, sipas mediave të huaja.

 “Një komb nuk duhet ta ngrejë shpatën kundër një kombi tjetër, as nuk do të mësojnë më luftën', tha ai. 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se rinumërimi i pothuajse gjysmës së votave është farsë e kotë?