Paqja qoftë me ju, të ndërtojmë ura dialogu dhe çarmatosja ishin mjaft domethënëse si fjalë në lutjen e parë të papa leonit të 14 për herë të parë para besimtarëve. Menjëherë pas daljes së tij në llozhën e famshme në shën pjetër, Ati i shenjtë mblodhi të gjithë kardinalët për një darkë në selinë e shenjtë.
Mediat italiane thonë se ai u ka folur kardinalëve për një periudhë të re. Një prej pjesmarrësve në darkë, kardinali Ladislav Nemet i cili ka qenë I pranishëm në këtë darkë rrëfen fjalët e papës për La Reppublica.
'Pata nderin të ulem në tavolinë me të dhe 5 kardinalë të tjerë. E pyetëm se si e zgjodhi emrin. Ai tha se dëshiron t'i kushtojë më shumë vëmendje çështjeve sociale në botë, si çështjet e drejtësisë. Papa tha gjithashtu se ne jemi në mes të një revolucioni të ri, tani ka një revolucion dixhital dhe ekziston problemi i vendeve të punës. Ne kardinalët, me shaka, kemi gjetur një shpjegim tjetër. Deri tani Françesku fliste me ujqërit. Tani kemi një Luan, i cili do ti largojë', tha Kardinal Ladislav Nemet.
Papa Leoni si kardinal ka patur një llogari në rrjetin social X, ku shpesh ka shfaqur qasjen e tij kundër poltikave amerikane për emigrantët. Në 3 dhe 13 shkurt ai ripostonte artikuj amerikane që kritikonin fjalët e zëvendëspresidentit amerikan për emigracionin.
“Vance e ka gabim është titulli i njërit prej dy artikujve që kishte referencë një frazë të JD Vance për marrëdhëniet me shtetet e tjera.
Vëllai i tij rrëfeu përjetimin e tij për mediat amerikane dhe thotë se Leoni I 14 nuk do të jetë shumë ndryshe nga Franccesku.
'Po lexoja një libër kur më erdhi një mesazh se po del tym I bardhë. Ndeza televizorin dhe në atë moment që dilte tymi I bardhë askush nuk dinte se kush ishte zgjedhur. Vazhdova ta ndjek dhe telefonova mbesën time që ta ndiqte edhe ajo. Teksa e shihnim të dy perdet u hapën, kardinali francez tha emrin e tij dhe bërtitëm të dy. Ai do të kujdeset për të trajtuarit keq, për të varfrit dhe ata që nuk kanë një zë. Mendoj se do të ndjekë hapat ë papa francceskut, pasi kishin të dy shumë pikëptakime që kur janë njohur në amerikën latine', tha John Prevost.
Komente
