Papa Leoni XIV lutet para Zojës së Këshillit të Mirë

Bota

Papa Leoni i XlV-të lutje private te Zoja e Këshillit të Mirë në Genazzano, kisha e mrekullisë mes Shqipërisë e Italisë

10 Maj, 20:59| Përditesimi: 11 Maj, 01:07

  • Share

Pas zgjedhjes si Papw, Leoni i XIV bëri daljen publike jashtë Vatikanit ku zgjodhi një vend simbolik, duke vizituar një kishë shenjtërore jashtë Romës, por jo një kishë të çfarëdoshme. Bëhet fjalë për Kishën e Zojës së Këshillit të mirë në Genazzano 50 km larg kryeqytetit italian. Kjo kishë lidh me një legjendë dhe mrekulli Shqipërinë dhe Italinë, pasi thuhet se Zoja e Shkodrës "fluturoi" përmes dy ushtarëve dhe mbi Adriatik për të ikur nga Shqipëria që ra nën sundimin turk, drej Italisë dhe u shfaq në vitin 1467 në murin e kishës në Genzzano. Kjo kishë sot është vend i rëndësishëm pelegrinimi për shumë shqiptarë katolikë që shkojnë aty nga qytete të ndryshme itraliane, nga Shqipëria, Kosova e më gjerë. 

Kjo ishte një lëvizje surprizë e Papës, i cili kreu një lutje private në këtë kishë, ku Zoja e Këshillit të Mirë e cila është gjithashtu dhe Shënjtorja që udhëheq shpirtërisht agostinianët, rendi katolik të cilit Papa Leo XIV i përket.

Mediat italiane bëjnë të ditur se pas vizitës së papritur, Papa Leoni XIV shkoi në Santa Maria Maggiore për t’u lutur privatisht te varri i paraardhësit të tij, Françeskut.

 

S.B/a.m./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria votoi për Kuvendin e ri, si ju duk procesi i votimit?