Papa Leone XIV tha ka deklaruar se shpreson që Hamasi do ta pranojë planin e paqes të SHBA-së për t'i dhënë fund konfliktit midis palestinezëve dhe Izraelit brenda afatit të përcaktuar
"Shpresoj që Hamasi do ta pranojë brenda afatit të përcaktuar. Ka elementë shumë interesantë" tha kreu i Kishës Katolike Romake gazetarëve italianë ndërsa po largohej nga rezidenca e tij.
Më tej ai tha se është e rëndësishme që të ketë një armëpushim dhe të lirohen pengjet.
"Është e rëndësishme që të ketë një armëpushim dhe lirimin e pengjeve", shtoi ai.
Më herët gjatë ditës, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i dha një ultimatum Hamasit , duke i dhënë "tre ose katër ditë" për t'iu përgjigjur planit të tij për t'i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës, i cili mbështetet nga Izraeli.
Komente
