Papa Leoni XIV

Bota

Papa Leoni XIV: Edhe emigrantët kanë dinjitet

17 Maj, 07:54| Përditesimi: 17 Maj, 07:57

  • Share

Papa Leoni i XIV para diplomatëve botërorë tha se dinjiteti i emigrantëve duhet të respektohet kjo nisur edhe nga historia e tij.

“Historia ime është ajo e një qytetari, pasardhësi të emigrantëve, i cili nga ana tjetër zgjodhi të emigronte. Të gjithë ne, gjatë jetës sonë, mund të gjendemi të sëmurë ose të papunë, duke jetuar në tokën tonë të lindjes ose në një vend të huaj, megjithatë dinjiteti ynë mbetet gjithmonë i pandryshuar. Është dinjiteti i një krijese të dashur dhe të dëshiruar nga Zoti”.

Administrata e Trump është zotuar të deportojë miliona emigrantë që ndodhen ilegalisht në SHBA një vendim që ka nxitur reagime të ashpra.

“Askush nuk përjashtohet nga përpjekja për të siguruar respekt për dinjitetin e çdo personi, veçanërisht të më të brishtëve dhe më të prekshmëve, nga të moshuarit, të sëmurët të papunët, qytetarët dhe emigrantët njësoj”, shtoi ai.

Papa Leoni i XIV u shpreh se në këtë kohë ndryshimesh epokale, Selia e Shenjtë bëri thirrje që të dëgjohet përballë padrejtësive që çojnë në kushte pune të padenja shoqëri të mbushura me konflikte.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Samiti europian, besoni se do forcojë rolin ndërkombëtar të Shqipërisë?