Papa dhe makina e tij

Lifestyle

Papa shet Lamborginin, paratë për bamirësi

13 Maj 2018, 20:52| Përditesimi: 13 Maj 2018, 20:58

  • Share

Papa Françesku shiti makinën e tij të dhuruar në ankand me vlerë prej 715 mijë euro. Paratë e makinës do të përdoren për financimin e disa projekteve të bamirësisë.

Makina i ishte dhuruar Papës nëntorin e kaluar nga kompania e Lamborghinit e bërë posaçërisht për  të me ngjyrat e Vatikanit.

Lamborghini do të shitej në ankandin e organizuar në  Sobethy të Monakos me një vlerë prej 250 deri në 300 mijë euro.

Paratë do të përdoren për të ndihmuar  viktimat e trafikut njerëzor dhe prostitucionit në Afrikën Qendrore si dhe për rindërtimin e shtëpive të shkatërruara nga ISIS ne zonën Plain dhe Ninev të Irakut.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?