Presidenti i Republikës ka vendosur të mosdekretojë emërimin e Gent Cakajt si Ministër i punëve të Jashtme të Shqipërisë, me arsyetimin se gjatë ushtrimit të detyrës së tij si zëvendësministër, Cakaj ka dëshmuar qëndrime të papërshtatshme lidhur me çështjen e debatuar të korrigjimit të kufijve.
Çdokush që lexon një deklaratë të tillë, ku presidenti jep një opinion të vetin mbi dy fjali të artikuluara publikisht të një zëvendësministri, intuita e shtyn të kërkojë atë emision për të kuptuar se çfarë ka dashur të thojë zoti Cakaj, qoftë edhe për të kuptuar kontekstin e atyre fjalive.
E vërteta është se duke parë atë emision prej një orë e gjysmë, kuptohet se më skandaloze se sa mosdekretimi antikushtetues i Gent Cakajt, është referenca që Presidenti përdor si argument, këto dy fjali të nxjerra jashtë konteksti, të keqpërdorura nga media online, prej një interviste ku Cakaj nuk jep në asnjë moment qëndrimin pro korrigjimit të kufijve, por thjesht bën një analizë brilante, korrekte dhe të përgjegjshme të debatit publik mbi çështjen në fjalë.
“Për të qënë i drejtë, po bëj diferencën mes pozitës zyrtare të Shqipërisë dhe opinionit tim personal për çështjen. Sa i takon qëndrimit zyrtar të Shqipërisë, Kryeministri Rama është skajshmërisht i rezervuar për t’u shprehur pro ose kundër për këtë çështje për shkak se ajo është ende subjekt i tensioneve të brendshme dhe është jashtëzakonisht problematike për një figurë që të pozicionohet karshi një operatori politik në Kosovë”, thotë Cakaj.
“Sjellja e duhur do ishte një vështrim kritik dhe analizim i kujdesshëm në procesin e dialogut. Parimi i parë është kultivimi i politikave të brendshme nga vetë Kosova dhe Shqipërisë i takon ta mbështesë pakushtëzueshëm atë. Unë personalisht jam jashtëzakonisht skeptik që marrëveshja finale mes Serbisë dhe Kosovës do të realizohet deri në Maj të 2019”, deklaron ai.
Tani, Zoti Meta, si mundet që një president, që supozohet të përfaqësojë insitucionin më të lartë, më serioz dhe më të besueshëm në vend, të kthehet në një shpërndarës fjalish të nxjerra jashtë konteksti, si të ishte një zgjatim i atyre portaleve që e prodhuan këtë lajm të rremë sipas të cilit, Cakaj ishte shprehur pro korrigjimit të kufijve?!
Kush ka treguar mungesë të theksuar të përgjegjshmërisë gjatë ushtrimit të detyrës? Cakaj që po ta dëgjosh flet me gjuhën e kujdesshme të arsyes dhe të një maturie të habitshme për moshën e tij të re; apo ju që kolltukun e presidentit e përdorët për të riprodhuar instucionalisht, me letra zyrtare, lajmet e rreme?
Por si të mos mjaftonte ky nxitim dhe kjo pamaturi e kreut të shtetit, me një këmbëngulje të marrësh vijoi të riprodhohej sot e njëjta logjikë nga zëdhënësi i presidentit Tedi Blushi, i cili duke publikuar videon me dy fjalitë e bëra fije fije nga intervista, shkruan: Ja kandidati i Batonit në studion e tij, i cili do të ndryshonte gjithë kufijtë e Ballkanit Perëndimor.
Është e pafalshme që një ish redaktor dhe drejtues medieje si Blushi, përveçse bëhet megafon i deklaratave të deformuara, nuk e merr mundimin ta shohë deri në fund intervistën, ku Cakaj, përkundër asaj që shkruan Blushi, deklaron se “ndryshimet e kufijve në rajon duhet të përjashtohen kategorikisht”.
“Të përjashtohen kategorikisht”, thotë zëvendësministri!
“Korrigjimi i kufijve ka qënë aludimi për dhënien e këmbimit të veriut të Kosovës me jugun e Serbisë, edhe nga faktori vendor edhe ndëkrombëtar ka pasur refuzim kategorik të këtij procesi. E para sepse nuk garanton stabilizim të marrëdhënieve ndëretnike. Faktori ndërkombëtar ka eksperiencë të akumuluar të mjaftueshme, që ndarja e kufirit në lumen Ibër, diferencimi fizik nuk përmirëson përmirësim të kualitetit të interaksionit ndëretinik. E dyta ka qënë rezerva ndaj implikimeve të mundshme rajonale sepse mund të krijojë precedentë për rikonfigurime të tjera në ballkanin perëndimor. Në cfarëdo rrethane, implikimet në rajon, ndryshimet e kufijve në rajon duhet të përjashtohen kategorikisht dhe të menaxhohen kujdesshëm sepse janë në shpërthuthje me frymën e koperimit në Ballkanin perëndimor, në axhendën europiane të BE dhe me vizionin e SHBA”, thotë Cakaj në intervistë.
Ilir meta e vërteta hajdut qelbësir ordinere. Njeri i pështir.
PërgjigjuSa patriot na u ka ba ky shoku i Millosheviqit. Po te mos ishte Amerika sa per Ilir M. e Salih k. Kosova Nuk dot egzistonte
PërgjigjuAskush nuk e ka degjuar ate interviste nga fillimi ne fund, ndaj vulgu e leshon gjuhen pa frere nga mospelqimi qe kane per shqiptaret e Kosoves qe kryesish vjen nga dialekti i tyre gege. Meta te japi nje interviste behet i lodhshem qe ne 15 minutat e para, sepse do flasi vetem per perditshmerine politike, ndersa nese e pyet per politiken e jashtme do jap pergjigje shabllon, ka pak background kulturor te thellohet ne histori apo gjeopolitiken rajonale. Edhe reagimet i ka si lac lagje, "s'ka burre nene te me kercenoje mua", pa fantazi kur fut edhe Zaganin ne status duke kopjuar KM qe i permend Babalen.
Përgjigjuilir meta eshte hajdut ordiner, e pret shoku SPAK
PërgjigjuAshtu është!!!