Kronikë
Top 24

Papërgjegjshmëri totale/ Arrestohet shoferi që qarkullonte në sens të kundërt në Kavajë-Lushnje (VIDEO)

5 Shtator 2018, 09:30| Përditesimi: 5 Shtator 2018, 09:55

  • Share

Një video e shpërndarë në rrjetet sociale dhe në media me shpejtësi që tregonin papërgjegjshmërinë totale të një shoferi që ecte në sens të kundërt në rrugën interurbane Kavajë-Lushnje ka shqetësuar edhe policinë. Pas verifikimeve ata kanë mbundur të arrestojnë shoferin që rrezikoi jo vetëm veten por edhe makinat e tjera që i vinin përballë.

Policia thotë se e ka ndëshkuar shoferin 58-vjeçar me 2 vjet heqje patente dhe me gjobë 10.000 lekë.

Masa e policisë për kundravajtjen rrugore ndaj A.M

Njoftimi i policisë

Qarkulloi me automjet në sens të kundërt në rrugën interurbane, kapet dhe ndëshkohet nga Policia Rrugore

Policia Rrugore ndëshkon 58 vjeçarin A. M., nga Kavaja i cili qarkullonte me automjet në rrugën interurbane Kavajë-Lushnje në sens të kundërt.

Pamjet flasin vetë, skanë nevojë për koment, papërgjegjshmëri që vret jetën.

Policia Rrugore e ndëshkoi drejtuesin e mjetit duke e dërguar në OASH, ( 2 vjet pezullim Leje Drejtimi dhe 10.000 lekë gjobë).

Policia e Shtetit falënderon median dhe qyetarët që të denoncojnë çdo shkelje të qarkullimit rrugor, duke kontribuuar në rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.

Shoferi A.M i arrestuar nga policia

 

Komento

Komente

  • Deputeti: 05/09/2018 11:40

    Jo patenten 2 vjet dhe gjobe por ai duhet paditur per vrasje te mbetur ne tentative.

    Përgjigju
  • Xxx: 05/09/2018 10:56

    Denim maksimal me ligj dhe skulifikim si shofer

    Përgjigju
  • Tata: 05/09/2018 10:18

    Po te ndodhte nonje aksident e shlyen kjo mase qe keni marr ju kundrejt nje krimineli jo shoferi .ai nuk mynd te quhet shofer por vrases me dashje.masa duhet te ishte heqje perjet e patentes dhe 20 vjet burg .

    Përgjigju
    • Sakte: 05/09/2018 13:33

      Jo burg por shtrim te detyrueshem ne Psikiatri dhe heqje patente.

    • Vlora: 05/09/2018 11:02

      Sakte Tata, po jo 20vjet po minimalisht 5 vjet burg dhe heqje perjet patente.

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?