Në dekadën e fundit, një e treta e popullsisë në qytetin e Prrenjasit dhe fshatrat përreth është larguar për shkak të papunësisë. Qyteti që dikur nxirrte mijëra ton hekur e nikel, sot ka fare pak mundësi punësimi në sektorin privat, në këto kushte shumica e të rinjve e kanë braktisur vendlindjen. Në rrugët e lulishten e qytetit takojmë vetëm të moshuar, të cilët shprehen:
“Ka ikur rinia jashtë se këtu ska punë, ka mbetur mosha jonë që kemi mbetur se skemi ku të shkojmë.”
“Këtu o do vjedhësh po do vrasësh, tjeter gjë s’ke ç’bën!”.
“Këtu është bërë masakër, makineritë e minierës u vodhën për skrap. Pas viteve ’90 u shkatërrua gjithçka”.
“Këtu s’ka as punë as gjë, shumica kanë ikur në emigrim”.
Kryetari i Bashkisë së Prrenjasit, Nuri Belba tha në një bisede telefonike se të rinjtë që kryejnë studimet në Tiranë nuk dëshirojnë të kthehen më, në qytetin e vogël juglindor. Po kështu shumë familje, sidomos nga fshatrat janë zhvendosur në kryeqytet, e disa të tjerë kanë marrë rrugët e emigrimit, kryesisht në Gjermani.
Referuar regjistrit të gjendjes civile, një dekadë më parë Përrenjasi numëronte 31 mijë banorë, sot kanë mbetur afro 20 mijë, ku 70 për qind e tyre jetojnë në zonat rurale dhe vetëm 7 mijë banorë në qytet.
Te vjen keq qe te kesh gjithe ate hekur e sidomos krom qe eshte nje nga metalet me te kerkuara e me te perdorura ne bote dhe miniera te qendroje mbyllur e te degradoje sikur eshte miniere qymyri! Politikanet bejne gare me njeri-tjetrin kush e kush te vije sa me pare ne Perrenjas,te mbajne fjalime bombastike per vota me premtime fallco dhe pastaj si shikon me.Mire opozita qe celsat e kashtes ka,po Rama ku dreqin eshte? Perse nuk e rive ne pune minieren si ndermarrje shteterore? Nuk me duket se e ka privatizuar njeri dhe as te mos mendohet nje gje e tille,po perse nuk e ve prape ne perdorim? Kjo do te hapte vende pune jo vetem direkt ne miniere,por dhe ne shume dege te tjera te lidhura direkt e indirekt me te dhe do te zvogelonte ose ndalonte largimin e popullsise?!
PërgjigjuDuhet një Politikë e përgjegjëshme e një Kryetar bashkie me vizion,për të tërhequr investitorët!Sa nostalgji kam për atë kohë,para viteve 90,aty jam rritur e ndjekur shkollën 8 vjeçare,Q.Sokoli,Prrenjasi ishte Qytezë që kishte gjallëri,Me të gjitha ato që Banorëve i nevojiteshin...!Nuk duhet harruar Shkolla e Mesme Professionale Gjeologji Minierave..
Përgjigju