TIRANË- Prej ditës së nesërme do të nisë bllokimi i pjesshëm i akseve rrugore në kuadër të masave të sigurisë që do merren për samitin BE-Ballkani Perëndimor. Drejtori i Policisë Rrugore, Altin Qato i ftuar në Report Tv ka sqaruar qytetarët mbi bllokimin e rrugëve dhe mënyrën se si do të bëhet lëvizja.
Qato ka theksuar se duke nisur nga nesër në orën 14:00 do të ndalohet kalimi edhe për këmbësorët edhe për makinat rreth stadiumit ‘Air Albania’, zona ku do të zhvillohet samiti. Në një intervistë për gazetarin Arbër Hitaj, Qato tha se nesër do të nisë edhe bllokimi i pjesshëm i rrugëve, konkretisht aksi Rinas Tiranë. Ky aks do të bllokohet me intervale kohore të pjesshme, për të bërë të mundur kalimin e liderëve europainë që do të vijnë me datë 5.
“Rinas-Tiranë, do ketë bllokime të pjesshme në datën 5 pasi do të vijnë një pjesë e liderëve. Duke nisur nga ora 10:00 do ketë punime disa minuta më parë. Gjatë ditës do ketë eksportim të disa personaliteteve që policia do i zgjidhë me kohë të pjesshme sa të bëhet kalimi”, tha Qato.
Pas bllokimit të lëvizjeve nga Rinasi drejt Tiranës, mund të përdoren dy rrugë të tjera alternative, ku më kryesorja është rruga dytësore në autostradë.
"Kemi lënë dy krahë të lira, rrugë dytësore. Mund të përdorin rrugën dytësore, del në Vorë, Fushë Prezë dhe del në Rinas", vijoi ai.
Sa i përket kalimit të banorëve të zonës në zonat e perimetrit të sigurisë, Qato sqaron edhe njëherë se do të lejohet kalimi i rezidentëve, pasi nuk do të ndalohet kalimi i këmbësorëve. Sa i përket kalimit të banorëve të zonës në zonat e perimetrit të sigurisë, Qato sqaron edhe njëherë se do të lejohet kalimi i rezidentëve. Ndërsa, për punonjësit e institucioneve dhe subjekteve që ndodhen në perimetrin e ngushtë të sigurisë do t’u kërkohet edhe karta e identitetit.
"Rrugët lidhëse me rrugën e Elbasanit dhe ‘Papa Gjon Pali II’. Banorët mund të dalin nga këto zonë në mëngjes por nuk mund të hynë në këtë akse rrugore derisa të mbarojë aktiviteti. Po me këmbë? Me këmbë patjetër. Nuk do jenë të aksesueshme nga mjete gjatë ditë së aktivitet. Në datën 5 dhjetor këtë rrugë s’do lejohet as parkimi. Do jenë të aksesueshme nga qytetarët por jo nga automjetet. Ata që do futen në perimetrin e ngushtë që do ketë institucione, për të verifikuar nëse janë punonjës", sqaron Qato.
Të martën, dita e zhvillimit të punimeve të samitit BE-Ballkani Perëndimor, bllokimi i akseve do të bëhet që në orën 07:30 të mëngjesit deri në përfundim të aktivitetit. Në këto rrugë nuk do të lejohet askush të lëviz me makina pas kësaj ore.
"Rinas Qafë- Kashar, autostrada Tiranë-Durrës, sheshi ‘Shqiponja’, unaza e Astirit, Kopshti Botanik, rrethrrotullimi i Saukut, rrethrrotulimi te ‘Varrezat e Dëshmorëve’, rruga e Elbasanit deri në urën e ‘Elbasanit’ dhe kalimi për në drejtim të aktivitetit, rrugët që lidhin rrugën e Elbasanit me atë ‘Papa Gjon Pali II’, tha Qato.
Ndryshim të kursit do të ketë edhe transporti publik, i cili nuk do të lëviz dot në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe “Bajram Curri”. As mjetet e tonazhit të rëndë nuk do të lejohet të qarkullojnë me 6 dhjetor.
Perimetri i Sigurisë kap këto akse:
-Bulevardi “Dëshorët e Kombit”, nga ura e Dajtit deri te Sheshi “Nënë Tereza”;
-Bulevardi “Bajram Curri” nga kryqëzimi me rrugën e “Elbasanit” deri te kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova”;
-Rruga “Papa Gjon Pali II” nga ETC-RTSH-Stadium;
-Rruga “Dervish Hima”;
-Rruga “Asim Zeneli”;
-Rruga “Themistokli Gërmenji”, pranë rrugës së Elbasanit dhe te kryqëzimi afër rrugës “Papa Gjon Pali II”;
-Rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Liceut deri te rruga e “Elbasanit”.
-Rruga “Mustafa Matohiti”, pranë shkollës “Kosova”;
-Rruga “Jul Variboba”, pranë postës, në rrugën e Elbasanit dhe rrugën “Papa Gjon Pali II”;
-Rruga “Fatmir Haxhiu”, te ETC;
-Rruga “Lekë Dukagjini”, nga sheshi “Frederik Shopen”, deri te stadiumi “Air Albania” dhe përreth stadiumit;
-Rruga “Skerdilajd Llagami”
-Rruga “Faik Konica”.
-Ndalim të qarkullimit të automjeteve do të ketë edhe në aksin rrugor;
-Rinas – Mbikalimi i Kasharit – Autostrada “Durrës – Tiranë” – Ish-sheshi “Shqiponja” – Unaza e Tiranës – Rrethrrotullimi i Saukut – Rrethrrotullimi pranë Akademisë së Policisë – Pallati i Brigadave – Rrethrrotullimi i qytetit “Studenti”, deri tek kryqëzimi me bulevardin “Bajram Curri”.
-Kufizime të qarkullimit të automjeteve të tonazhit të rëndë, do të ketë në aksin rrugor “Shkodër – Lezhë – Milot – Thumanë - Fushë Krujë – Vorë”.
Harta me rrugët e bllokuara