Sot në bashkinë e Bulqizës ka qenë një moment mjaft interesant, teksa daja i zgjedhur katër vite më parë nga radhët e LSI-së i ka dorëzuar detyrën nipit që u zgjodh nga PS-ja në 30 Qershor, pa asnjë rezistencë, madje me buzëqeshje dhe përqafime. Melaim Damzi i ka vendosur shiritin nipit Lefter Alla duke i dorëzuar detyrën duke shtrënguar duart.
Në krye të këshillit me 21 anëtarë u zgjodh Gëzim Xhafa perfaqesues i Partise Socialiste. Pas betimit Lefter u shpreh se ne mandatin e tij do te jete transparent per te gjitha premtimet e tij dhe se stafi i bashkise Bulqize do te jete ne sherbim te gjithe banoreve.
Te pranishem ne konstituimin e keshillit Bashkiak ishin Zv ministri i Brendshëm Besfor Lamallari, deputetja e qarkut Diber Almira Xhembulla si dhe prefekti i qarkut Nexhbedin Shehu. Pas betimit kryetari i ri i bashkise Bulqize Lefter Alla ju drejtua zyres duke nisur diten e pare te punes.
Lajmi kryesor: