Bota

‘Paqe’ mes SHBA dhe Ukrainës, të hënën negociata në Arabi, i pranishëm dhe Zelensky! Witkoff: Presidenti ukrainas kërkoi falje pas takimit në Zyrën Ovale

7 Mars, 17:12| Përditesimi: 7 Mars, 19:06

  • Share

Presidenti ukrainas do të udhëtojë në Arabinë Saudite të hënën e ardhshme për të zhvilluar takime me negociatorët amerikanë në lidhje me një marrëveshje të mundshme për paqen.

Takimet mes ukrainasve dhe SHBA rifillojnë pas takimit të tensionuar në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë të premten e kaluar dhe pas letrës që ai i dërgoi presidentit Donald Trump pak më vonë.

I Dërguari Special i SHBA për Lindjen e Mesme, i cili konfirmoi takimet që do të zhvillohen. tha se Zelensky ka shprehur në letrën e tij mirënjohje ndaj Amerikës dhe ka shprehur ndjesë për çka ndodhi në shtëpinë e bardhë.

"Presidenti Zelensky i dërgoi një letër presidentit Trump. Presidenti e konsideron këtë një hap të parë të mirë dhe nga këtu ne jemi në diskutime për të koordinuar një takim me ukrainasit në Arabi. Idea është që të arrijmë një kornizë për diskutimet për një marrëveshje paqeje dhe një armëpushimi",- tha Steve Ëitkoff.

Zelensky nga ana tjetër flet më shpresë për arritjen e hapave pozitivë në takimet e radhës.

"Të gjithë po shohin sesi ndryshojnë shpejtë lëvizjet diplomatike. Ekipet tona kanë nisur të flasin për organizimin e një takimi dhe shpresojmë që të shohim rezultatet e para javën e ardhshme",- është shprehur Zelensky. 

Raportimet në mediat ndërkombëtare thonë se në Arabi të hënën do të jenë edhe presidenti amerikan Trump edhe Zelensky, por deri më tani nuk është konfirmuar një takim mes të dyve. Zelensky shpejt mund të udhëtojë në Shtëpinë e Bardhë.

K.M/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, si ju është dukur fushata zgjedhore?