Sport

Paqe mes Uellsit dhe Zvicrës, 'helvetëve' nuk u mjafton goli i realizuar nga Embolo

12 Qershor 2021, 17:04| Përditesimi: 12 Qershor 2021, 18:00

  • Share

Ndeshja e dytë e grupit A për Euro 2020 mes Uellsit dhe Zvicrës është mbyllur me shifrat e barabarta 1-1. Në stadiumin e Baku-s në Azrbajxhan pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me porta të paprekura, pasi të dy skuadrat menduan më shumë për të studiuar kundërshtarin.

Në fraksionin e dytë të lojës të parët që kaluan në avantazh ishin zviceranët me Embolo-n që gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 49, pasi ekzekutoi saktë me kokë.

Në vijim të besuarit e Petkovic e morën më lehtë dhe Uellsi hodhi sytë nga porta kundërshtare. Për rrjedhojë në minutën e 74 Moor realizoi me kokë, duke rikthyer baraspeshën.

Pas ndeshjeve të para në Grupin A Italia kryeson me 3 pikë, më pas vijnë Uellsi me Zvicrën nga një pikë, ndërsa mbyll Turqia me zero pikë.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?