Në "Olimpico" derbi mes Lazios dhe Romës u mbyll 1-1. Sfida në fushë rezultoi të mbyllej në paqe, teksa jashtë stadiumit tifozët e Lazios u përleshën me policinë, nga ku mbetën 13 oficerë të lënduar. Sa i takon anës sportive, Roma vijon të jetë e pamposhtur për ndeshjen e 16-të radhazi në Serie A (11 fitore, 5 barazime). Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll pa gola, ndërsa fraksioni i dytë solli golin e Romagnolit, që kaloi në epërsi Lazion që në minutën e 47-të. Duhej një perlë e Soule nga afro 30 metra që Roma të barazonte dhe të merrte një pikë me vlerë duke qenë pranë zonës së Europës (vendi 7 me 54 pikë). Lazio me 56 pikë ndodhet në pozitën e gjashtë.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Lazio dhe Roma barazojnë 1-1, tifozët përplasen me policinë para derbit! Atalanta rikthehet të fitojë, 'likuidon' me dy gola Bolognan
S.Dh/ReportTv.al
