Sport

‘Paqe’ pa gola në Elbasan Arena! Partizani del huq, Vllaznia ruan të paprekur diferencën

31 Janar 2021, 18:57| Përditesimi: 31 Janar 2021, 18:59

  • Share

Supersfida e javës së 17-të Superligës mes Partizanit dhe Vllaznisë është mbyllur me shifrat e bardha 0-0.

Të kuqtë, përpos pretendimit, nuk kanë mundur të marrin tre pikët dhe për pasojë nuk kanë ngushtuar diferencën me kryesuesit.

Në pjesën e parë ishte Vllaznia më kërcënuese, ndërsa në të dytën ‘muzika’ ndryshoi, por që gjithsesi asgjë nuk ishte vendimtare.

Për t’u veçuar në këtë sfidë janë dy kartonat e kuq, një për secilën skuadër si pasojë e përdorimit të duarve mes Bitrit dhe Krymit.

Pas 17 javësh kampionat Vllaznia renditet e para me 37 pikë, 9 më shumë se Partizani ndjekës.

E.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?