Mikhail Gorbachev

Bota

Paqja e Gorbaçovit dhe lufta e Putinit

1 Shtator 2022, 22:31| Përditesimi: 1 Shtator 2022, 22:33

  • Share

Një njeri i paqes ikën nga kjo botë, ndërsa mbetet ende gjallë një njeri i luftës. Nga Mikail Gorbaçov tek Vladimir Putin, mallkimi i Moskës është sërish zgjedhja e detyruar midisstalinistëve dhe neo-caristëve.

Kur u ngjit në krye të superfuqisë sovjetike, tashmë të zhytur në një krizë të thellë, dhe kuptoi rreziqet e përditshme nga një lufte bërthamore në shkallë të gjerë, e cila mund të shpërthente edhe aksidentalisht, Gorbaçovi nuk ngurroi për asnjë moment të takonte presidentin më antikomunist që ka hyrë ndonjëherë në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.

Ai i tha hapur Ronald Reganit:“Le të mos e kërcënojmë më njëri-tjetrin me fundin e botës,por le të shtrëngojmë duart!”. Regan, që i njihte mirë aktorët dhe humoristët, e pa në sy dhe e kuptoi që Gorbaçov ishte i sinqertë dhe serioz.

Ata u bënë miq të përzemërt si dy adoleshentë, dhe i imponuan gjeneralëve të tyre, që ishin entuziastëve të teorisë së “goditjes së parë” traktatin e parë të kontrollit të armëve bërthamoredhe çarmatimit i nënshkruar nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Sovjetik.

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Komuniste, dhe presidenti i fundit i Bashkimit Sovjetik, fitues i çmimit Nobel për Paqe, drejtuesi i një Perestrojke të pamundur, e kuptoi papërshtatshmërinë e një sistemi që lëkundej mes diktaturës dhe korrupsionit.

Por ai ishte mjaftueshëm i aftë politikisht dhe popullor mes rusëve, për ta kapërcyer ipadëmtuar tentativën e rikthimit të komunizmit të hekurt, nëpërmjet grushtit të shtetit të gushtit 1991, dhe me një guxim historik me shumë vlera,nuk ngurroi të shpallte të përfunduarekzistencën e Bashkimit Sovjetik.

Shpresohet që vdekja e Gorbaçovit, t’i nxisë rusët të reflektojnë për fatin e vendit të tyre, që pas shpërbërjes së regjimit sovjetik i mungon mbi të gjitha vazhduesi i Perestrojkës dhe Glasnostit, reformave dhe transparencës.

Përvoja e jashtëzakonshme liberalizuese dhe paqësuese e Gorbaçovit, nga tërheqja nga Afganistani deri në rënien e Murit të Berlinit, nuk është absolutisht e krahasueshme me 20 vitet gjakatare dhe plot dredhi të Vladimir Putinit.

Siç e tregon edhe lufta absurde ndaj Ukrainës, presidenti aktual rus është në fakt pasardhësi i Leonid Brezhnjevit dhe Juri Andropovit, të cilët nga ana e tyre vazhduan linjën e stalinizmit.

Rikthimi rrëqethës në të kaluarën e një Lufte të Ftohtë në kufijtë e kërcënimit bërthamor,nxjerr në pah të gjithë sfondin dhe ADN-në e pandryshuar që Putin ka për KGB-në, policinë e tmerrshme sekrete sovjetike, pjesë e të cilës ishte edhe vetë dikur.

Historikisht, është i njëjti kontekst ideologjik-burokratik-stalinist, ai që ka penguar çdo llojpërpjekje për ta reformuar dhe humanizuar regjimin. Megjithatë, mençuria dhe largpamësia e Gorbaçovit, buzëqeshja dhe vështrimi i tij i sinqertë, nuk do t’i mungojnë jo vetëm Rusisë, por edhe njerëzimit në tërësi.

Pasi siç shihet nga pikëllimi i madh dhe ngushëllimet e sinqerta të mbarë botës për vdekjen e një udhëheqësi të madh, i tiji ishte dhe do të mbetet një shembull i madh konkret, se si paqja është vërtet e mundur vetëm nëse dashuria për bashkëjetesën civile dhe mospërdorimin edhunës, e tejkalon dashurinë për pushtetin. / Bota.al

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?