Foto ilustruese

Bota

‘Paqja kërkon kohë’, Moska sulmon Berlinin: Do të fundoset në gropë me Kievin! Raketat Taurus do të digjen si shkrepëse

27 Maj, 15:04| Përditesimi: 27 Maj, 15:11

  • Share

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov deklaroi se sulmet e ushtrisë ukrainase kundër rajoneve ruse nuk kontribuojnë në përparimin e procesit të paqes, raporton La Repubblica. Sipas tij, procesi i paqes është kompleks dhe kërkon kohë.

 “Veprimet e Kievit janë në kundërshtim me dëshirën për një proces paqeje dhe, sigurisht, ne i dënojmë këto veprime; ato nuk kontribuojnë në përparimin drejt paqes. Është e qartë se jo gjithçka është e thjeshtë. Është e qartë se do të donim që gjithçka të ndodhte më shpejt, por çështja e zgjidhjes së shkaqeve rrënjësore të konfliktit ukrainas është aq komplekse saqë duhet kohë. Puna po përparon.", u shpreh Peskov.

Ndërkohë, zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova kërcënoi se nëse Gjermania furnizon Ukrainën me raketa me rreze të gjatë veprimi Taurus, do të “digjen si shkrepëse”.

“Duke vendosur të heqë kufizimet në gamën e armëve të furnizuara Ukrainës, nëse armë të tilla kanë ekzistuar ndonjëherë, Berlini vetëm sa do të zhytet më tej në kurthin në të cilin regjimi i Kievit që mbështet është gjetur prej kohësh”, tha Zakharova.

Kjo deklaratë vjen pasi kancelari gjerman Friedrich Merz tha se Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Shtetet e Bashkuara kanë hequr kufizimet në rrezen dhe përdorimin e furnizimeve ushtarake për Ukrainën, duke i lejuar Kievit të sulmojë pozicionet në territorin rus me armë me rreze të gjatë veprimi.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Igor: 27/05/2025 15:41

    Tani fillon lufta e tret botrore Rusia mundet te zhduket por edhe disa prej neve dote zhdukemi nga karta e njerezimit dhe ne te njejten kohe dote ndodhe sulmi Serb ne Kosove por edhe ne Shqiperi pse Amerika dhe NATO,ja nuk munden ta mbrojne as veten dote ikin si nga Afganistani ,dhe juve dote mbroheni nga Berisha ,Rama,Meta,Basha,Kryemadhi ,kurse Kosoven dota mbroj Ramush Hajradinaj kaq ju keni besuar ketyrve ju Injorant qe lejuat tju shkaterojne Ushtrine jetimat e Evropes.

    Përgjigju
    • ana: 27/05/2025 17:38

      Shkaterrimin e ushtrise e kemi dhurate nga tradhetari me i madh i kombit qe nuk i ka hyre asnje gjemb deri sot e pretendon akoma te marri drejtimin e shqiperise, filo-serbi Sali Berisha.

  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi, si e vlerësoni punën e legjislaturës që po mbyllet?