Shqipëria kualifikohet e para për finalen e 'Eurovision'! Albina dhe familja Kelmendi shkëlqejnë me performancën plot emocion në skenë në Liverpool (VIDEO)

11 Maj 2023, 22:25| Përditesimi: 12 Maj 2023, 12:30

  • Share

Albina dhe familja Kelmendi kaluan në finalen e Eurovision 2023. Kënga “Duje” ishte e para që u kualifikua në finalen e madhe të këtij kompeticioni të rëndësishëm!

Albina dhe familja Kelmendi përfaqësuan Shqipërinë me një performancë madhështore në skenën e Eurovisionit në Liverpool. Në këtë natë të dytë të gjysmëfinales, kënga me titullin ‘Duje’ u performua në gjuhën shqipe dhe ishte e 14-ta në radhë.

Performanca plot emocion e familjes Kelmendi rrëmbeu duartrokitjet e të pranishmëve në sallë. Ata ia dolën që të çojnë Shqipërinë në finale dhe do të performojnë sërish në gjuhën shqipe më 13 maj para miliona teleshikuesve.

Mesazhi ishte mjaft i qartë: “Paqja në botë vjen kur duam familjen”, ka theksuar Albina, para se të ngjitej në skenë.

Festivali i këtij viti mbahet në Mbretërinë e Bashkuar, për shkak të pamundësisë për ta organizuar në Ukrainë, e cila fitoi në vitin 2022.

Shtetet që u kualifikuan në finale

Shqipëria: Albina & Familja Kelmendi - Duje
Kroacia: Let 3 - Mama ŠČ!
Moldavia: Pasha Parfeni - Soarele Si Luna
Zvicra: Remo Forrer - Watergun
Finlanda: Käärijä - Cha Cha Cha
Çekia: Vesna - My Sister's Crown
Izraeli: Noa Kirel - Unicorn
Portugalia: Mimicat - Ai Coração
Suedia: Loreen - Tattoo
Serbia: Luke Black - Samo Mi Se Spava
Norvegjia: Alessandra - Queen Of Kings
Qipro: Andrew Lambrou - Break A Broken Heart
Estonia: Alika - Bridges
Belgjika: Gustaph - Because Of You
Austria: Teya & Salena - Who The Hell Is Edgar?
Lituania: Monika Linkytė - Stay
Polonia: Blanka - Solo
Australia: Voyager - Promise
Armenia: Brunette - Future Lover
Sllovenia: Joker Out - Carpe Diem

Ora 23:02
Shqipëria kualifikohet për në finalen e Eurovision 2023

1683839099_we.JPG

Shqipëria është kualifikuar në finalen e Eurovision 2023. Pas performancës plot emocion në gjysmëfinale, Albina dhe familja Kelmendi ia dolën që të çojnë vendin tonë në finalen e madhe ku do të performojnë në gjuhën shqipe këngën 'Duje'.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Brisku: 12/05/2023 13:46

    Meri ,mëso shqipen motër,që të kuptosh se Shqipëria nuk është rreth e rrotull Sheshit "Skënderbej". Ajo është nga Kosova,krahinë shqiptare dhe ka performuar në një festival shqiptar. Çfar nuk kupton ti Meri "top sheqeri".!?

    Përgjigju
    • Meri: 13/05/2023 08:41

      Sipas teje,kēnga është në gjuhë shqipe???është në dialekt...,dhe dialekti nuk kuptohet nga të gjithë.Në shqipë nuk thuhet:Duje por...Duaje:Festivalin shqiptar e kemi par si ështē katandisur...Unë e kuptoj që,kërkoni tē mbroni diçka që na përket ne,por...,gjërat duhen thēn siç jan.E verteta,dhe deshira,jan dy gjëra të ndryshme.Kalofshi nji ditë të bukur të gjithë,dhe mundohuni t'i hiqni ofendimet nga fjalori juai.

  • KAPI: 12/05/2023 11:44

    JASHA TALLAVAJA

    Përgjigju
    • Kejvin: 12/05/2023 21:05

      Te mrekullueshem na nderuat Shqiperine dhe kosovem

  • Meri: 12/05/2023 01:03

    Për Jane:Nji person që shkruan shqip,edhe flet shqip,apo jo.Shqipe e qart dhe e kuptushme nuk ështe,u këndua në dialekt,dhe jo në gjuhë letrare,e paskan kuptuar dhe tē huajët? dëgjo komentatorët e Eurovizionit tek RAI 2.

    Përgjigju
    • Jala: 12/05/2023 14:48

      Meri, nese mbron gjuhen letrare sic bej shpesh dhe une (po ketu seshte rasti), te pakten meso ta shkruash sipas rregullave vete e para

  • Dorian: 12/05/2023 00:13

    Shum kenge e bukur, suksese ne finale.

    Përgjigju
  • anton: 11/05/2023 23:12

    respekte .. pak rendesi ka ca vendi marrin ne finale kane fituar zemrat tona .. kosovar apo shqiptar jemi nje dhe e perfaqesojm denjesisht flamurin e Skenderbeut

    Përgjigju
    • e drejta: 12/05/2023 09:30

      Z.ANTON EDHE KOSOVARET JANE SHQIPTARE ,,NUK ESHTE E NEVOJSHME TE THUHET KOSOVAR, KOSOVA ESHTE KRAHINE E SHQIPERISE

    • arjan: 12/05/2023 04:59

      Dardanet

    • Kistra: 12/05/2023 00:00

      anton, miqesisht nje sugjerim: Jo kosovar apo shqiptar, po shqiptar te Kosoves apo shqiptar te Shqiperise.

  • Meri: 11/05/2023 22:40

    Shqipēria duhet ti jap fund prezantimit në Eurovizion nga këngtar Kosovar.Unë nuk kuptova asnji fjalë,vetëm ulurima degjova.

    Përgjigju
    • Millo verrma: 12/05/2023 21:08

      o debil nuk kupton ti dhe kenga kualifikohet ne finale Cfare jane keta bdyresira si Kjo "Meri Na e shpifen keto injorante Pershendes te mrekullueshmen Albina

    • Meriderri: 12/05/2023 11:15

      Meri si fillim mesoje mire shqipen pastaj provo serish te krijosh ndonje fjali pa gabime shkrimi sepse shkronjen ë e ha sa here duhet shkruar ti.Mesiguri do jesh ndonje room tirane se ata fjalen ulërima e shprehin dhe shkrujnë ulurima si ti.

    • Gabim: 12/05/2023 00:15

      Gabim te sugjeroj te jetosh 2 vjet ne shkoder te mesosh gegerisht pjesen tjeter te shqipes

    • Arber: 11/05/2023 23:52

      Bravoo… Albina dhe familja Kelmendi… Sot na bete krenar gjithe shqiptarine..Me siguri Beogradi do beje note tjeter proteste.

    • Elton: 11/05/2023 23:51

      Ça rëndësie ka i kosovës a i shqipris,m mir kije pa problem dialektin sesa t prezantohemi nga ajo që ishte vjet me bebelino

    • Lalala: 11/05/2023 23:39

      Kënga ishte shumë e bukur. Performancë e shkëlqyer.

    • Jane: 11/05/2023 23:19

      Si duket ti vete nuk flet shqip se kenga kishte nje shqipe te qarte dhe te kuptueshme nga çdo shqiptar dhe i huaj madje qe flet shqip.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?