Media ruse: SHBA-të duan zgjedhje të reja në Ukrainë për të 'zëvendësuar' Zelenskyn! Kievi e mohon: Propagandë e pastër

12 Nëntor, 14:40| Përditesimi: 12 Nëntor, 16:01

  • Share

Si do të vijë paqja në Ukrainë, e premtuar fort nga Presidenti i zgjedhur Donad Trump? Agjencia e lajmeve ruse TAS, përhap një skenar i cili përfshin ndoshta heqjen e Zelenskyt nga pushteti, por nëpërmjet mekanizmave demokratikë sic është ai i zhvillimit të zgjedhjeve në Ukrainë.

Agjencia ruse në shkrimin e saj citon burime të inteligjencës ruse dhe thotë se DASH po punon për të organizuar zgjedhje në Ukrainë, çka do të sillnin një zëvendësim të Zelenskyt si pasojë e rezultatit. Corriere della sera analizon rrethanat ku është Ukraina dhe mundësinë që ky lajm të jetë pjesë e propagandës ruse dhe një dezinformim i zakonshëm i Vladimir Putin.

Ukrainës indirekt ditët e fundit i ka ardhur një kërcënim. Djali i Donald Trump postoi në rrjetet sociale një paralajmërim se fondet për Zelenskyn do të përfundojnë së shpejti. Por ndërkohë Ukraina është që prej fillimit të luftës, nën sundimin e ligjit ushtarak dhe në këtë kontekst Zelensky ka autoritetin të bllokojë mbajtjen e zgjedhjeve.

Ndërkohë siç thotë Corriere, në rastin e mbajtjes së zgjedhjeve tani afër, për të cilën gjasat janë të vogla, fuqia politike e Zelenskyt është në rënie. Ai në sondazhet e fundit rezulton me mbështetje 59 përqind në një rënie të fortë që prej nisjes se luftës kur gëzonte 90 përqind mbështetje nga populli. 

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?