Pas firmosjes së marrëveshjes për mineralet dhe rindërtimin me Ukrainën, duket se në Shtëpinë e Bardhë ka ende paqartësi për kontributin që SHBA do të japin në vijim për paqen në Ukrainë. Sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe JD Vance ishin të ftuar të FOX News të enjten. Shefi i diplomacisë amerikane thotë se pas marrëveshjes së të mërkurës ai është optimist por jo I sigurtë.
“Ju pyesni sa afër jemi. Ne dimë pretendimet e Ukrainës dhe pretendimet e Rusisë dhe Putinit. Ato janë ende larg. Janë më afër por ende shumë larg. Në këtë moment duhet një pikë kthese në përpjekje ose përndryshe mendoj se Presidentit do ti duhet të vendosë sesa kohë tjetër do ti kushtojmë kësaj çështjeje”, tha Rubio.
Të njëjtin shqetësim përcolli edhe zëvendëspresidenti amerikan JD Vance. Ai thotë se të dyja palët kanë hedhur në tavolinë propozimet dhe kërkesat e tyre, por sipas tij u takon rusëve dhe ukrainasve që të vendosin për një marrëveshje të mesme.
“Çfarë kemi parë javët e fundit është se secila palë ka dhënë propoizimin e saj për paqen, e bënë ukrainasit e bënë edhe rusët. Pikëpyetja e madhe tani është që të gjejmë një pikë bashkimi për të dyja palët që do ti afronte ata. Por përpjkjet nuk po shkojnë askund dhe lufta nuk do të përfundojë tani afër. Jam optimist por jo i sigurtë. I bëmë të flasin së bashku, i bëmë të propozojnë çfarë kërkojnë për paqen, por tani u takon atyre të thonë se do të mbyllin luftën”, u shpreh Rubio.
Komente

Ja ku flasin dy demagoge Amerikane ,ne njeren ane dergojne 50 miljon ndihme armesh ne Ukraine nga ana tjeter thuhet se i takon Ukraines dhe Moskes per ti dhene fund luftes kur keta e dine derisa Ukraina pranon ndihma me arme pra lufta dote vazhdoj edhe mbas 100 viteve,por e verteta eshte ndryshe deri sa ekziston Amerika dhe Izraeli paqe nuk dote arihet ne Bote ,keta finacojne vrasjen e mijera femijve te pafajshem edhe ne Gaza turp per OKB qe hesht nji organ i pa fuqishem qe lejon te ndodhe keshtu.
Përgjigju