Volodymyr Zelensky dhe Emmanuel Macron

Bota

Paqja në Ukrainë/ Zelensky sot takim me Macron në pallatin Elysee! Trump: Rusia po e zvarrit përfundimin e luftës

26 Mars, 09:29| Përditesimi: 26 Mars, 09:33

  • Share

Presidenti francez Emmanuel Macron do të mirëpresë homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky në Pallatin Elysee, mbrëmjen e sotme (26 mars).

Kreu i shtetit pritet t’i përsërisë Presidentit Zelensky se Franca vijojë forcimin e mbështetjes ushtarake dhe financiare për Ukrainën.

Ndërkohë presidenti Macron përveç Zelensky-t më 27 mars do të presë edhe liderët evropianë, për të diskutuar mbi procesin e paqes në Ukrainë.

Pjesëmarrësit do të përfshijnë “koalicionin e të gatshmëve”, një grup vendesh që janë zotuar të ndihmojnë në sigurimin e një paqeje të ardhshme në Ukrainë.

Gjermania, Polonia dhe Britania e Madhe janë vendet që do të marrin pjesë në bisedimet e paqes në Paris.

Ndërkohë nga ana tjetër presidenti amerikan Donald Trump beson se Rusia dëshiron t'i japë fund luftës me Ukrainën, por pranon se Moska mund ta zvarritë atë.

"Unë mendoj se Rusia dëshiron t'i japë fund luftës, por është e mundur që ata po e zvarritin atë," tha ai në një intervistë për Newsmax.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?