Një 52-vjeçare nga Elbasani i ka dhënë fund jetës mesditën e sotme duke u hedhur nga kati i trete i pallatit ku banonte. Ngjarja e rëndë u shënua në lagjen “Vullnetari” ndërsa e ndjera Bardha Likrama kishte denoncuar dhunën në familje.
Report Tv mëson se mbrëmjen e 2 Majit ajo ka denoncuar bashkëshortin Pellumb Likrama për dhunë dhe ka kërkuar urdhër-mbrojtje.
'Më datë 02.05.2022, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes, për shtetasen Bardha Telha Likrama, e vitlindjes 1970, e papunë, sepse bashkëshorti i saj, shtetasi Pellumb Likrama, i datëlindjes 1967, se bashkeshorti ka ushtruar dhunë Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan.'- thuhej në padinë e 52-vjeçares.
Lidhur me konfliktet në familje flasin edhe fqinjët, të cilët shprehen se kanë parë prezencën e policinë dy netë më parë.
‘E njihnim për grua të mirë. Nuk e di çfarë problemesh ka pasur. Më të rrejt kot tek pallati matanë jetojnë.’- thanë fqinjët.