Ilir Meta

Sport

Fitorja e 'çmendur' në 'Elbasan Arena'/ Vijnë reagimet e para

10 Shtator 2019, 19:15| Përditesimi: 10 Shtator 2019, 23:07

  • Share

Shqipëria mundi Islandën me rezultatin 4-2 në "Elbasan Arena" duke ngjallur shpresat për ëndrrën europiane. Në përfundim të kësaj ndeshjeje kanë ardhur edhe reagimet e para nga kreu i Federatës, Armand Duka, presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, por edhe figura të tjera.

Ora 23:03
Meta feston nga stadiumi në fund të ndeshjes së kombëtares: Fitore shqiponjash

Presidenti Ilir Meta e ka ndjekur nga afër ndeshjen Shqipëri-Islandë e cila përfundoi me triumfin e kombëtares shqiptare. Në fund të sfidës kreu i shtetit ka ndarë edhe një foto ku shfaqet vetë ai duke festuar këtë fitore.

"Fitore shqiponjash sot në "Elbasan Arena"!", shkruan Meta krah fotos.

Ora 23:00
Rama përshkruan emocionet e ndeshjes Shqipëri- Islandë me një FJALË

"Shqiponja". Me një fjalë, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që ta t'i përshkruajë emocionet e ndeshjes Shqipëri-Islandë, ku kuqezinjtë shënuan 4 gola dhe mbajtur gjallë shpresën për në Europian.

Postimi i kryeministrit Edi Rama
Ora 20:26
Kujtim Gjuzi shfaqet në stadium në shoqërinë e dy vajzave, por nuk heq dorë nga kostumi i tij

Deputeti i opozitës së re Kujtim Gjuzi, është fotografuar në Arenën Kombëtare, ku do të ndjekë ndeshjen e kombëtares përballë Islandës. Ai është parë në shoqërinë e dy vajzave tifoze mjaft simpatike.

Ora 19:15
Para ndeshjes së Shqipërisë me Islandën, Meta poston foto nga kafja e lagjes: Gati...

 Presidenti Ilir Meta do të jetë sot në Elbasan Arena për të ndjekur ndeshjen e kombëtares përballë Islandës. Ai ka postuar një foto nga kafja e lagjes teksa bëhet gati për t'u nisur për në Elbasan.

Kreu i shtetit njoftoi mëngjesin e sotëm se nuk e kishte në plan që të shkonte në Elbasan, teksa u shpreh se kombëtarja ka nevojë për përkrahje prandaj ka vendosur që të jetë në stadium.


Postimi i plotë i presidentit Meta

/B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?