Eksperti i Ekonomisë Zef Preçi, teksa u ndal tek aksioni për lirimin e hapësirave publike, e cilësoi atë si një veprim të ngjashëm me fushatat e mëparshme kundër informalitetit, që sipas tij dhanë rezultate të përkohshme.
'Fakti që ndërmerret një fushatë e tillë reflekton shqetësimin publikë për zaptimin e zonave të përbashkëta publike dhe instrumenti i zgjedhur të kujton ato fushatat e mëparshme, bënë fushatë kundër informalitetit, ra përkohësisht dhe më pas u rrit, u bë për energjinë elektrike dhe ujin. Unë e shoh si një parapërgatitje, ky aksion të krijon një shije të pakëndshme. Duhet që të ketë një analizë si erdhëm deri këtu. Nuk besoj se një biznes ka vendosur karriget aty pa marr leje në bashki dhe pa dhënë para nën ose mbi dorë. Të mos merremi sot me dy karrige që kanë vendosur atje dhe ata pas dy ditësh do ti vënë prap. Kishin filluar prap që ti nxirrnin karriget tek stadiumi’, tha ai.
Lajmi kryesor:
Aksioni për faturat tatimore, Gjokutaj: Do sjellë rritje të informalitetit! Preçi: Po favorizohen oligarkët! Danaj: Biznesi i vogël në shënjestër, të shkohet edhe tek i madhi
S.B/I.M/ReportTv.al
