Gruevski

Kosova & Rajoni
Top 24

Para se të arratisej për azil në Hungari, Gruevksi tërhoqi të gjitha paratë nga banka

16 Nëntor 2018, 16:43| Përditesimi: 16 Nëntor 2018, 16:44

  • Share

SHKUP-Prokuroria Speciale e Maqedonisë ka konfirmuar zyrtarisht se nuk ka mundësi që të ngrijë llogaritë bankare të ish-kryeministrit Gruevski për shkak se aktualisht nuk ka asnjë qindarkë dhe pronë në emër të tij, pasi llogaritë e tij bankare janë zero, shkruajnë mediat në vendin fqinj.

Ish-kryeministri maqedonas ndodhet në Hungari, ku ka kërkuar azil politik. Ditën e djeshme, autoritetet hungareze i dhanë Gruevskit statusit e azilantit politik për arsye sigurie. Dje u zbulua se ish-kryeministri maqedonas kishte kaluar nga Shqipëria për në Mal të Zi me destinacion përfundimtar Hungarinë.

Nikolla Gruevski hyri në Shqipëri nga pika kufitare e Bllatës në Maqellarë të Dibrës në datë 11 nëntor dhe po atë ditë ka dalë nga Hani i Hotit, ndërsa dy ditë më pas është lëshuar urdhri ndërkombëtar i arrestit.

Rol kyç në transportin e tij ka pasur ambasada hungareze në Shqipëri që i ka vënë në dispozicion makinën me targa diplomatike. Në maj të vitit 2018, gjykata themelore në Shkup, e dënoi Gruevskin si fajtor për rastin ‘Tanku dhe e dënoi me 2 vite burg.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?