Presindenti i SHBA Donald Trump dhe udhëheqësi i NATO-s Stoltenberg

Bota

Para takimit me Putin, Trump kritika anëtarëve të NATO-s: Duhet të filloni të paguani faturat

7 Korrik 2018, 06:54| Përditesimi: 7 Korrik 2018, 07:29

  • Share

Vetëm pak ditë përpara samitit të ardhshëm të NATO-s, si dhe në takimin me Presidentin rus Vladimir Putin, vëmendja e Presidentit Trump ishte tek një tjetër shqetësim për NATO-n. Ai foli gjatë një tubimi në shtetin Montana.

“Do takohem me anëtarët e NATO-s dhe do t’u them, ‘Duhet të filloni të paguani faturat. Shtetet e Bashkuara nuk do të përballojnë çdo gjë. Ne paguajmë nga 70 – 90% të kostos për mbrojtjen e Evropës dhe nuk ka problem. Sigurisht që ata na shkatërrojnë në tregti dhe në gjëra të tjera; na e bëjnë të pamundur të bëjmë biznes në Evropë. Megjithatë vijnë dhe na shesin Mercedesët dhe BMW-të. Pra, kemi 151 miliardë dollarë defiçit tregtar me BE-në. Dhe si qershia mbi tortë, na rrënojnë edhe përmes NATO-s”, deklaroi Presidenti Trump.

Presidenti Trump ka ngritur pikëpyetje në mënyrë të përsëritur rreth rolit të SHBA-së në NATO.

Pas tensioneve që u shfaqën rishtazi mes Presidentit Trump dhe udhëheqësve të tjerë të G-7ës gjatë samitit të Kanadasë, shumë shqetësohen për një krisje të mundshme mes udhëheqësve të NATO-s javën e ardhshme, gjë prej të cilës do të përfitonte Presidenti rus Vladimir Putin, i cili do të takohet me Presidentin Trump në Helsinki, më 16 korrik.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Diaspora po vendos, sa përcaktuese do jetë vota nga jashtë më 11 maj?