Para vettingut gjyqtarja e dosjes në Apel të Tahirit, hoqi dorë nga Shullazi, çeli rigjykimin për Izet Haxhinë

28 Shkurt 2020, 19:56| Përditesimi: 28 Shkurt 2020, 20:01

  • Share

Nure Dreni, gjyqtare pranë Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, do të dalë në datën 3 mars para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për t’u njohur me rezultatet e verifikimit të pasurisë, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale. Trupa gjykuese që po shqyrton dosjen e gjyqtares Dreni përbëhet nga Suela Zhegu, Olsi Komici dhe Xhensila Pine. Për gjyqtaren procesi i verifikimit ka nisur që në 15 maji të vitit 2018.  

Në vitin 2019, Nure Dreni dha dorëheqjen nga gjykimi i dosjes së anëtarëve të bandës së Emiliano Shullazit, me argumentin se kishte qenë e angazhuar në një proces të mëparshëm ndaj anëtarëve të grupit.

Nure Dreni ka qenë edhe pjesë e trupës gjykuese të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, e cila ka pranuar kërkesën e Izet Haxhisë, ish-truprojës së Sali Berishës, për rishyrtim të dosjes "Hajdari" në Gjykatën e Shkallës së Parë, me një tjetër trupë gjykuese nga ajo që e ka gjykuar më parë.

Disa ditë më parë, Nure Dreni është zgjedhur pjesë e trupës gjykuese në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që do të shqyrtojnë dosjen e Saimir Tahirit.

G.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?