Para se të niset në Kosovë, ku do të zhvillojë vizitën e tij të parë si president, Bajram Begaj ka pritur në zyrë Ramush Haradinaj, ish-kryeministrin. Takimi është bërë publik nga vetë Haradinaj, i cili tregon se fokus i bisedës vëllezërore ka qenë situata politike në rajon dhe temat me interes të përbashkët për qytetarët e të dy vendeve.
“Me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilluam sot një bisedë të hapur dhe vëllezërore për situatën politike në rajon dhe temat me interes të përbashkët për qytetarët e të dy vendeve.
Shpreha gatishmërinë time për një bashkëpunim të ngushtë në shërbim të interesit të përbashkët kombëtar. Bashkëpunimi bilateral mes dy vendeve dhe sinqeriteti në bashkëpunim me aleatët tonë të sigurisë të prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është më jetik se asnjëherë më parë”, shkruan Haradinaj.
Lajmi kryesor:
Detaje nga vizita e presidentit Bajram Begajt në Kosovë, zbardhet axhenda
B.K.//ReportTv.al