Para zgjedhjeve presidenciale, Melania Trump negocion për herë të tretë marrëveshjen martesore

29 Shtator 2023, 08:45
  • Share

Melania Trump ka rinegociuar marrëveshjen e saj paramartesore me Donald Trump, përpara një fitoreje të dytë të mundshme në garën për Shtëpinë e Bardhë. Kjo është hera e tretë që Melania rinegocion kushtet financiare të martesës së saj, e cila fillimisht u hartua rreth kohës kur ata u martuan gati dy dekada më parë në 2005.

Në qendër të këtij diskutimi është përmirësimi i së ardhmes financiare të djalit të vetëm të çiftit, 17-vjeçarit Barron dhe kushte të favorshme edhe për të në para dhe pasuri të paluajtshme, raporton agjencia amerikane e lajmeve FreeRepublic.

Aktualisht, duke u përballur me katër padi për krime, ish-kreu presidenti amerikan, i cili thuhet se ka një pasuri prej 2.5 miliardë dollarësh, mund të jetë gjithashtu i interesuar për 250 milionë dollarë të tjerë në The Big Apple, në lidhje me një çështje civile në vazhdim kundër tij dhe bizneseve të tij.

 

 

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?