112 vite Pavarësi/ Parada e shqiptarëve në Tiranë! Veliaj pret kryetarët e bashkive shqiptare: Le të punojmë për të çuar përpara progresin

28 Nëntor, 12:10| Përditesimi: 28 Nëntor, 15:18

  • Share

Tirane-   Tupanat ranë në Tiranë në këtë 112 vjetor pavarësi duke bërë bashkë për herë të dytë shqiptarët e gjithë trevave shqipfolëse në paradën e traditës, kulturës dhe trashëgimisë së palëkundur të shqiptarëve.

Parada u hap me poezinë ‘Shqypnia e Lirë’ e Gjergj Fishtës nga Reshat Arbana.
 
Nga Sheshi ‘Nënë Tereza’ deri tek Sheshi “Skënderbej”, parakaluan mbi 300 grupe artistike nga kudo që flitet shqip me mbi 10 mijë të pranishëm që kthyen Tiranën këtë 28 nëntor në kryeqytetin e të gjithë shqiptarëve.

Me plisa në kokë e flamurin kuqezi shqiptarët nga Nju Jorku i largët, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, arbëreshët e Italisë, nga kudo ku jetojnë bijtë e shqiptarëve erdhën në Tiranë për të shtruar sofrën e madhe të festës shqiptare.

Me një gërshetim mes trevave shqipfolëse, në bulevard u derdh lumi i ngjyrave të veshjeve tradicionale nga tirqet e alpeve shqiptare tek fustanellat e Labërisë, tingujve të instrumenteve autokonte duke na çuar larg shumë larg në thellësinë e shekujve   

Në këtë shesh në 1999 shqiptarët e Kosovës mblidheshin në homazh për luftën, dhe thirrjet për t’i dhënë fund asaj, ndërsa sot valon në liri flamurin kuq e zi dhe atë me 5 yje të Kosovës. Prishtina, kryeqyteti i dytë i shqiptarëve parakolon me përfaqësim dinjitoz të plisave nën tingujt e “Bareshës’ nga Nexhmie Pagarushës

Dhe Tirona mikpritësja e festës me darje dhe këngët e artistes Merita Halili shtron sofrën për miqtë në parakalim me përfaqësuesit e kulturës, agroturizmit, sportit, arsimit, me atë që garantojnë siguri për qytetarët 

Parada e shqiptarëve ishte një moment emocionues për pjesëmarrësit dhe ata që e ndoqën në bulevard dhe përmes ekraneve duke promovuar trashëgiminë kulturore, edukimin dhe rrjetëzimin e brezave të rinj nën kujdesin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës dhe Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon, Erion Veliaj

 Sot jemi në ditët tona më të mira, ndaj është e rëndësishme të kuptojmë nga kemi ardhur edhe të frymëzohemi ku duam që të shkojmë" u shpreh kryebashkiaku.

 Parada u mbyll me të apasionuarit parakaluan me mjetet retro, motorët, vespat duke na kthyer pas kujtime

 Pas Vlorës, flamuri u ngrit edhe në Sheshin 'Skënderbej'

Dhe festa kuqezi nuk ka mbaruar ende.

Ora 14:13
Dita e Pavarësisë/ Flamuri kuqezi dhe tullumbacet pushtojnë qiellin e Tiranës

Ashtu edhe si në qytetet e tjera të vendit edhe në kryeqytet u zhvillua ceremonia e ngritjes së flamurit në kuadër të festimeve për 112-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Ceremonia u zhvillua në sheshin Skënderbej, me praninë e kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj dhe qindra qytetarëve nga të gjithë trojet shqiptare.

Gjatë kësaj ngjarje qielli i Tiranës u mbulua nga mijëra tullumbace kuqezi, duke dhuruar një pamje mbreslënëse për të gjithë të pranishmit.

 

Ora 13:00
Nga Nju Jorku në Tiranë për paradën e shqiptarëve, grupi i valltarëve: I urojmë të gjithëve gëzuar Festën e Pavarësisë

Një grup valltarësh kanë udhëtuar nga Nju Jorku për të marrë pjesë në paradën e Shqiptarëve që po mbahet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

“Uroj të gjithë shqiptarët Gëzuar Festën e Pavarësisë. Jemi 28 vetë” tha një vajzë që kishte ardhur nga Nju Jorku për Report Tv.

Ajo që ra në sy ishte edhe flamuri gjigand me dy krena që grupi i valltarëve e kishte sjellë nga Nju Jorku.

Ora 12:46
28 Nentori/ Veliaj me kryetarët e bashkive shqiptare: Sot jemi në ditët tona më të mira! Le të punojmë për të çuar përpara progresin

Pak para  nisjes së Paradës së Shqiptarëve, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim kryetarët, nënkryetarët dhe kryetarët e këshillave komunalë anëtare të Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon, si dhe përfaqësuesit nga komunat arbëreshe.

Në fjalën e tij, Veliaj theksoi rëndësinë e bashkimit dhe bashkëpunimit mes shqiptarëve kudo që ndodhen, si një akt patriotik që forcon themelet e kombit tonë nw kwto ditw ku shqiptarwt po jetojnë ditët e tyre më të mira.

"Sot nuk kërkohet, ashtu si Isa në vakt, që të kalojmë malet. Sot nuk kërkohet që të marrim pushkën dhe të luftojmë. Sot jemi në ditët tona më të mira, jo në ditët tona perfekte, por në ditët tona më të mira. Shqipëria është një vend që do të jetë ndoshta anëtari i ardhshëm i BE-së, Kosova është e lirë dhe e pavarur, sot kemi mundësi të lëvizim dhe të takohemi me njeri-tjetrin, mundësi që  nuk i kemi pasur më përpara. Tirana përpara 2 vitesh ishte Kryeqyteti Europian i Rinisë, vjet ishte Kryeqyteti i Sportit, sivjet ka drejtuar gjithë bashkitë e Ballkanit me B-40 dhe në vitin tjetër Tirana do të jetë Kryeqyteti i Kulturës. Sot jemi në ditët tona më të mira, ndaj është e rëndësishme të kuptojmë nga kemi ardhur edhe të frymëzohemi ku duam që të shkojmë" u shpreh kryebashkiaku.

Veliaj solli në vëmendje frymën e bashkimit që ka karakterizuar shqiptarët në momente historike. Ai e cilësoi këtë moment si një shembull të qartë se progresi dhe puna për të mirën e përbashkët duhet të vazhdojnë pavarësisht sfidave dhe kufizimeve.

“Teksa shoh kaq miq nga Kosova, duke filluar nga Përparimi në Prishtinë deri te kolegët nga Mitrovica, m’u kujtua historia e Isa Boletinit teksa rrugëtonte për në Vlorë. Është kjo historia e atyre që vendosin gjithmonë qëllimin mbi përfaqësimin personal, mbi prezencën personale, mbi ambicien personale. Dhe fakti që të gjithë delegatët e Kosovës thanë njëzëri: Vazhdoni me pavarësinë se nuk pret ajo punë derisa të vijnë të gjithë të ftuarit. Është një shembull i asaj urgjence që ne kemi për punët që nuk presin. Sot ndoshta jo të gjithë kanë pasur mundësi të vijnë, ama festa do të vazhdojë edhe për ta. Nesër ndoshta jo të thotë do të jenë të mundur për punë, por puna do të vazhdojë edhe për ta. Ndoshta pasnesër ndoshta jo të gjithë janë gati për progresin, por progresi duhet të ecë përpara, duhet të vazhdojë edhe për ta. Ju falenderoj me gjithë zemër që jeni këtu”, tha ai.

Në mënyrë të veçantë, Veliaj falënderoi përfaqësuesit arbëreshë, të cilët kanë ruajtur gjuhën, kulturën dhe traditat shqiptare. “Dua të falënderoj të gjithë po i quaj tani delegatë, ashtu siç i quante Ismail Qemali, të gjithë delegatët që na kanë ardhur nga vist tona arbëreshe, kështu që faleminderit shumë, një duartrokitje për të gjithë miqtë arbëreshë që prej 500 vitesh ruajnë gjuhën, ruajnë kulturën, ruajnë ritet tona. Ju falënderoj me zemër që që jeni këtu kaq të shumtë dhe jeni bërë pjesë kaq e fortë e komunitetit tonë” tha ai.

Veliaj vuri theksin te roli kyç i Unionit të Bashkive Shqiptare, duke theksuar se ky organizëm përfaqëson shumicën e shqiptarëve, duke i cilësuar kryetarët e bashkive si ambasadorë të progresit dhe dinjitetit kombëtar.

“Sot ky union, bashkimi ynë, përfaqëson shumicën e qytetarëve që kanë kombësi shqiptare. Kjo do të thotë që shumica e shqiptarëve qeverisen prej zyrave tuaja, prej vendimeve tuaja, prej skuadrave tuaja. Kjo do të thotë që keni përsipër një mision të jashtëzakonshëm, për t’i dhënë dinjitet kombit tonë, pavarësisht kufijve shtetërorë, pavarësisht ndarjeve kufitare për t’i dhënë secilës hapësirë ku jetojnë shqiptarët, ku studiojnë nxënësit tanë, ku pensionojnë të moshuarit tanë, ku kalojnë kohë në universitet, ku mjekohemi në spitale, ku shëtisim në parqe, në secilën prej hapësirave që prek dora jonë, le të jetë kjo me dinjitet dhe të jetë kjo një vepër patriotike” shtoi Veliaj.

Takimi u zhvillua në kuadër të aktiviteteve festive që po zhvillohen në Tiranë.

Ora 12:41
Të rinjtë nga Gostivari në Tiranë për Paradën e shqiptarëve

 

Në paradën e shqiptarëve që organizohet sot në Tiranë i është bashkuar edhe një grup të rinjsh nga Gostivari.

“Ne jemi nga Gostivari. Përfaqësojmë Gostivarin me 4 grupe, 2 shoqata kulturore dhe artistike, 'Reka e Epërme 1' dhe ‘Jahi Hasani’ që promovojnë veshjet autoktone shqiptare.

Kemi një orkestër të nxënësve filoriste dhe gjimnazistët i kemi të komunës së Gostivarit.

Sot këtë festë ta shijojnë të gjithë nxënësit dhe do ta duan ta festojnë në Tiranën tonë të shqiptarisë” , tha një nga vajzat që kishte ardhur nga Gostivari për Report Tv.

Ora 12:20
Parada e shqiptarëve në Tiranë/ Kryetari i shoqatës ‘Vatra’ në Turqi: Jemi 100% shqiptarë

 

Paradës së shqiptarëve që organizohet sot në Tiranë me rastin e 112 vjetorit të Pavarësisë i është bashkuar nga Turqia edhe kryetari i shoqatës ‘Vatra’.

“Ne kemi ardhur nga Turqia me 6 anëtarë të bordit të kryesisë së vatrës. Kemi qenë edhe vjet dhe prandaj kishim dëshirë të vinim përsëri.

Urojmë shqiptarët për Pavarësinë. Gëzuar Festën e Flamurit”, tha Bora Zukali i kryetar i shoqatës së Vatrës në Turqi, për Report Tv.

Ai thotë për gazetaren e Report Tv se edhe pse jetojnë në Turqi nuk e ndjejnë veten si minoritet, pasi ata janë 100% shqiptarë dhe se populli turk ka shumë respekt për ta.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vau Dejes: 28/11/2024 13:03

    Ju nuk ju lejon Turqia me hap shkolla Shqipe dhe ju thoni jena Turqeli e Turqia nderton xhami ne Tirane.Ju duke mos pas shkolla shqipe nuk mund ta trashegoni gjuhen shqipe te fmit e tuj!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?